Loja me shpërndarjen e certifikatave për veteranë

20.07.2015 18:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Loja me shpërndarjen e certifikatave për veteranë

U shpërndanë solemnisht edhe para mediave, por jo të gjithë veteranët e patën fatin që t’i marrin certifikatat që ua njohin statusin e tyre për kontributin në luftë.

Dhjetë ditë pas dorëzimit të disave prej tyre nga Komisioni për Njohjen e Statusit të Veteranit, Invalidit, Dëshmorit dhe të Internuarit, asnjë veteran në Zonën e Llapit dhe të Drenicës nuk është pajisur me certifikata.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Skenderaj, Hisni Ngucati, ka akuzuar Komisionin se po bën lojë politike me veteranët.

“Realisht me të thënë, këta veç i kanë shpërndarë para dhjetë dite në Prishtinë, por në komuna, jo veç në Skenderaj por në asnjë komuna s’i kanë dërguar certifikatat. Po më duket janë duke bërë një lojë politike këta zotërinjtë. Veç për mos me i lënë veteranët me dalë në rrugë i kanë shpërndarë ato 20 copë, sa me i stopu veteranët mos me dalë në rrugë për të protestuar”, tha Ngucati për KosovaPress.

Ngucati e quan turp gjithë këtë lojë që po bëhet ndaj veteranëve të luftës së UÇK-së, meqë e vetmja arsye u është dhënë nga Komisioni, se ende nuk kanë përfunduar me shqyrtimin e ankesave.

Por, sipas tij, arsye e vetme është që të mos i lënë veteranët të dalin në protesta.

“Me plot bindje po them, fort besoj që e kanë bërë me qëllim që mos me na lënë me dalë në rrugë dhe ne jemi duke pritur kot sepse nuk ka asgjë prej kësaj pune, është turp i botës çka janë duke bërë këta me veteranë të luftës”, shtoi ai.

Ngucati paralajmëroi se vetëm edhe këtë javë do të presin, e nëse nuk shpërndahen nëpër komuna, atëherë do t’i bashkohen Xhevdet Qeriqit dhe do të dalin në rrugë në protesta.

“Unë jam i mendimit me shumë shokë që jemi duke biseduar që shumë shpejt do të dalim në rrugë dhe do t’i bashkohemi Xhevdet Qeriqit, po flas me shumë përgjegjësi do t’i bashkohemi shumë shpejt. Besoj edhe këtë javë do të shkoj qashtu, jemi në kontakt me veteranët, besoj se javën tjetër nuk do të rrimë duarkryq”, theksoi Ngucati.

Por, në anën tjetër Kryetari i Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Veteranit, Agim Çeku tha për KosovaPress se mosshpërndarja ka ndodhur për shkaqe teknike, por nuk ka dashur të tregojë se çfarë gabimi teknik ka ndodhur që është stopuar shpërndarja e certifikatave.

“Nuk janë duke u shpërndarë certifikatat e veteranëve për zonat e Drenicës dhe Llapit, pasi ka ndodhur nja gabim teknik, por për dy ditë do të ndreqet dhe do të fillojë shpërndarja e tyre”, tha Çeku përmes telefonit.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, thotë për KosovaPress se janë përgatitur vulat, janë duke u nënshkruar dhe përmes komandantëve dhe vartësit e tyre do të jepen sa më shpejt në bashkëpunim me degët e shoqatave që janë nëpër komuna.

“Jo, tash janë duke u përgatitur dokumentacioni, veç ka filluar, tash janë të përgatitura edhe vulat janë punuar me emblemën e komisionit për verifikim edhe janë duke u përgatitur dhe duke u shtypur dhe po besoj që kjo javë dhe tjetra ato që s’janë raste kontestuese do të përfundojnë dhe i merr secili person…Jo, jo veç ka filluar, tash i marrin komandantët e zonave i thërrasin edhe vartësit e tyre në bashkëpunim edhe me degët edhe i shpërndajnë”, tha Jashari.

Ai theksoi se nuk e di nëse ka ndonjë gabim teknik, ashtu siç ka thënë Çeku, por sipas tij, mund të jetë edhe ajo.

Me 10 korrik në mënyrë solemne Komisioni për Verifikim ka darë certifikatat e parë të veteranëve, kur e para që mori këtë ishte deputetja Flora Brovina.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit