Lohan pret gishtin aksidentalisht

E publikuar: 03/10/2016 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lindsay Lohan i është dashur të mjekojë gishtin e unazës pas një incidenti me varkë në Turqi. Sipas TMZ-së, yll i kinemasë po përpiqej të nxirrte spirancën nga uji dhe u dëmtua nga litari i saj.

Lohan ka humbur një pjesë të gishtit të saj sipas postimeve në rrjetet sociale. Në postimin e saj në Snpachat Lohan shkruan: “Humba gishtin tim nga spiranca. Humba një pjesë të gishtit që falë zotit e gjetëm. Më duhet ta operoja që ta rregulloja. Më dhemb shumë”.

Miqtë e saj kërkuan në ujërat e detit për të gjetur gishtin e prerë. Bukuroshja ndodhet në zonë për një projekt huminatar në mbështetje të refugjatëve sirianë.