Lirohet nga paraburgimi babai i “Miss Universe Kosova”, Tuti Sejdiu

19.07.2021 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lirohet nga paraburgimi babai i “Miss Universe Kosova”, Tuti Sejdiu

E kaluara e vajzës që u shpall “Miss Universe Kosova”, Tuti Sejdiu, ka bërë shumë bujë. Ditën kur e mori kurorën e vajzës më të bukur, ajo deklaroi se babai i saj ndodhet në burg dhe sipas saj ai ndodhej prapa grilave për shkak se kishte kërkuar drejtësi për të. Express ka mësuar arsyen e qëndrimit në paraburgim të babait të saj, H.Sejdiu, gjithashtu është konfirmuar se të njëjtit i është ndërprerë masa e paraburgimit.

Burime të Gazetës Express kanë njoftuar se H.Sejdiu është arrestuar më 1 korrik të këtij viti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Kanosja”, ndërsa ndaj tij Gjykata Themelore e Gjilanit kishte caktuar një muaj paraburgim, konkretisht deri më datën 31 korrik të këtij muaji.

Por, të njëjtit me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Gjilanit i është ndërprerë masa e paraburgimit.

“Më datë 16.07.2021, Prokuroria Themelore ne Gjilan ka bere kerkese per nderprerjen e mases se paraburgimit dhe gjyqtari ka aprovuar kerkesen dhe ka nderprere masen e paraburgimit”, ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra.

Në aktvendimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj H.Sejdiu, të cilin e posedon Gazeta Express, thuhet se i njëjti ka kanosur Kryetarin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi dhe zyrtarë të tjerë lidhur me një vendim gjyqësor.

Aty theksohet se i pandehuri ka kanosur me fjalët “bre muta, ju shkeli dhe vdes”.

“Me këtë rast janë lajmëruar organet e rendit dhe me datë 01.07.2021, është arrestuar nga Policia e Kosovës. Me datë 02.07.2021, Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj të pandehurit”, thuhet në aktvendim.

H.Sejdiu është gjykuar dy herë nga Gjykata Themelore e Gjilanit: Në vitin 2019 për veprën penale “kanosje” është dënuar me 90 ditë burgim me kusht për një vit dhe në vitin 2020 për veprën penale “ngacmimi” është dënuar me 7 muaj burgim me kusht për një vit.

Por, çfarë deklaroi Tuti Sejdiu në ditën kur mori kurorën e më të bukurës së Kosovës?

Ajo ka thënë se në moshën 13-vjeçare është përdhunuar dhe është trafikuar, madje është dërguar edhe në Serbi, duke e detyruar të kalojë nëpër duart e shumë meshkujve pa dëshirën e saj.

Fjalët e saj pasi u zgjodh Miss:

“Arsyeja që kam ardhë në Miss Universe janë familja ime, kam apliku, kam ardhë dhe nuk e kam besu që jam fituesja, kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time që kanë sakrifiku shumë për mu, e vazhdojnë që të sakrifikojnë”, u shpreh ajo për ATV.

Pasi pranoi kurorën e më të bukurës në Kosovë e Shqipëri, Sejdiu ka thënë se në eventin e organizuar ka munguar vetëm babai i saj, që është në burg, shkaku që sipas saj, kërkoi drejtësi për të.

“Po e shoh familjen time, vetëm një karrigë e zbrazët është aty. Babai im është sot në burg për mu, vetëm që ka luftu për mu, për padrejtësinë që ma kanë ba mu”, thotë ajo.

“Në moshën 13-vjeçare jam përdhunu e jam trafiku nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi jem nuk ka lanë institucion pa kërku drejtësi, ata njerëz që janë mundu me ma marrë mu jetën ata sot janë në liri, nuk janë në burg, babi vetëm pse ka kërku ndihmë për mu, nuk është pranë meje po është në burg, drejtësi nuk ka pas asnjëherë.

“Çka është më e rënda, babin nuk e di a është mirë, nuk e lejojnë as me na thirr në telefon, as me e pa e me i fut rroba në burg, nuk e di në çfarë gjendje mundet me kanë, unë them publikisht se unë do të luftoj për babin jo për veten, e kam me nxjerrë drejtësinë në vend”, është shprehur ajo ndër të tjera.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kosovari jep puthje dhe ledhatime në takimin e parë me Adën

Kosovari jep puthje dhe ledhatime në takimin e parë me Adën

“Nëse s’i plotësoja këtë kusht, Olsa pushohej nga puna”, Sindi ia nxerrë të palarat Olsës

“Nëse s’i plotësoja këtë kusht, Olsa pushohej nga puna”, Sindi ia nxerrë të palarat Olsës

Habit konkurrentja e ‘Për’Puthen’: Meshkujt shqiptarë nuk janë gjë në shtrat…

Habit konkurrentja e ‘Për’Puthen’: Meshkujt shqiptarë nuk janë gjë në shtrat…

Shkenda Dubova në zi, i vdes babai

Shkenda Dubova në zi, i vdes babai

Dënohet me burgim Ardian Xhaferi, reperi kosovar që tentoi ta vriste Dudën

Dënohet me burgim Ardian Xhaferi, reperi kosovar që tentoi ta vriste Dudën

Kjo është konkurrentja e parë e “Big Brother Vip”

Kjo është konkurrentja e parë e “Big Brother Vip”

Don Xhoni thyen rregullat, gjobitet nga policia e Kosovës

Don Xhoni thyen rregullat, gjobitet nga policia e Kosovës

Tea publikon fotografinë e të dashurit misterioz në rrjete sociale

Tea publikon fotografinë e të dashurit misterioz në rrjete sociale

Moderatori i njohur kosovar me postim prekës për grimeren 26-vjeçare që vdiq nga Covid-19

Moderatori i njohur kosovar me postim prekës për grimeren 26-vjeçare që vdiq nga Covid-19

Kida publikon këngën e re “Dinero”

Kida publikon këngën e re “Dinero”

Kjo kompani ndërpret punën që punëtorët e saj të ndjekin sezonin e ri të “La Casa de Papel”

Kjo kompani ndërpret punën që punëtorët e saj të ndjekin sezonin e ri të “La Casa de Papel”

“Ky jam unë tre muaj pas aksidentit”, Orlando Bloom flet për ngjarjen që për pak i kushtoi me jetë

“Ky jam unë tre muaj pas aksidentit”, Orlando Bloom flet për ngjarjen që për pak i kushtoi me jetë

Ana Cheri ngacmon imagjinatën e fansave në rroba sportive

Ana Cheri ngacmon imagjinatën e fansave në rroba sportive

Modelja e njohur ndërron jetë në spital gjatë një operacioni plastik

Modelja e njohur ndërron jetë në spital gjatë një operacioni plastik

Dua Lipa vazhdon të mahnitë me paraqitjet me stil, teksa fansat mendojnë se ajo ka humbur shumë peshë

Dua Lipa vazhdon të mahnitë me paraqitjet me stil, teksa fansat mendojnë se ajo ka humbur shumë peshë

Gold AG ndalet për të fal namaz në Rrugën e Kombit

Gold AG ndalet për të fal namaz në Rrugën e Kombit