Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, është liruar nga burgu i Serbisë ku po mbahej tash e gati një vit.
Kështu kanë bërë të ditur burime të televizionit.
Ndryshe, Dakaj ishte arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdarë në fillim të janarit të vitit 2024.
Më 6 Janar 2024, në ora 16:00, ai kishte dalë para gjykatësit të procedurës paraprake, ku i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Ndërkaq, me datë 10.01.2024, Dakaj kishte konfirmuar se Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit e ngarkon atë për gjoja krime të luftës kundër popullsisë joshqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999”.