Gazetari dhe analisti Lirim Mehmetaj ka folur për “përndjekjen” nga AKI dhe hetimet që Prokuroria ka nisur ndaj tij dhe gazetarit Vehbi Kajtazi.
Mehmetaj tregoj për Periskopin arsyet se pse ai, Vehbi Kajtazi, Ilir Mirena e Berat Buzhala “po përndiqen” nga pushteti.
“Qysh e dimë ne LVV nuk është parti institucionale, VV nuk i respekton institucionet në përgjithësi, të Kosovës në veçanti. Tani për VV’në, për kryeministrin Kurti partia është institucioni i vetëm rreth të cilit ata organizohen. Institucionet në këtë rast edhe njerëzit që punojnë brenda institucioneve, qysh është ky shefi i AKI’së i nënshtruar prej Albin Kurtit, për ta është veç shërbëtorë për partinë e jo e kundërta. Një logjikë normale është që partia merr pushtet që me i shërby shtetit, këta e kanë të përmbysur, këta e marrin shtetin që me i shërby partisë. Për këtë arsye kush do që u’a cenon këtë ganiturë kriminale që ata e kanë ndërtu, qysh e kam bërë këtë rast unë ose kolegët tjerë gazetarë, ata revoltohen edhe përdorin cfarëdo lloj mase normalisht jo ligjore sepse s’e njohin ligjin për me tentu ose me të përly, ose me të likuidu moralisht, ose me të frikësu, ose me të kërcënu sikur në këtë rast përmes Prokurorisë. Por qysh e keni pa edhe ju, Prokuroria me gjasë as nuk ka me zhvillu hetime për këtë rast, se kish me qenë skandaloze. Dmth ish bo edhe një institucion tjetër i përfshirë në këtë maskaradë ku është përfshi për momentin shefi i AKI’së, s’po e them krejt AKI’ja meqë aty ka edhe njerëz patriot që punojnë për shtetin, e jo për Vetëvendosjen.”– u shpreh ai./