Kryetari i partisë politike NISMA, Fatmir Limaj sot ka vizituar bashkatdhetarët në Shtutgart.
Atje ka shpalosur programin zgjedhor të subjektit të tij.
Me anë të një postimi në Facebook, Limaj ka thënë se janë diskutuar aktivitetet për rikthimin e NISMA-së në Kuvend.
Ky është postimi i tij i plotë:
Nga Stuttgarti, me miq e bashkëpunëtorë.
Si gjithmonë knaqësi të takosh bashkëatdhetarët të cilët në çdo kohë ishin dhe mbesin të gatshëm për t’i shërbyer Kosovës.
Patëm rastin të diskutojmë e të planifikojmë aktivitetet e radhës në kuadër të mobilizimit për rikthimin e fuqishëm të NISMA-s në Parlament.
Entuziazmi dhe vullneti i tyre mbetet motivim shtesë për të vazhduar punën në shërbimt të kombit e popullit tonë.