Limaj: S’ka demokraci nese rikthehet Specialja n’Kuvend!

14.07.2015 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kryetari i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thanë se nuk mund të thirremi në shoqni demokratike nëse fillojmë me selektue vendimet si kjo e Gjykatës Speciale.

Parlamenti e ka mbyllë ketë çashtje dhe respektimi i këtij vendimi asht obligim për të gjithë pamvarësisht a kanë qenë kundër apo pro dhe me kerkue që të kthehen prapë për votim në parlament

Lexoni qendrimin e plotë të Limajt:

“Respektimi i vullnetit të shumicës dhe nënshtrimi ndaj vendimeve të institucioneve kushtetuese

Obligim për ne të gjithë është t’i ruajmë, t’i respektojmë dhe t’u nënshtrohemi institucioneve demokratike e kushtetuese të vendit tonë.

Ka pasur shumë debate pro e kundër ndryshimeve kushtetuese, me argumente e pa argumente, varet kush si i ka vlerësuar, por një lloj debati publik e demokratik është zhvilluar, ani se një pjesë e mirë e medieve veçanërisht atyre qeveritare hapur kanë qenë sikurse gjithmonë në vijë me politikën zyrtare të koalicionit qeveritar.

Ky debat ka kulmuar në Kuvendin e Kosovës pas procedimit të amendamenteve për ndryshime kushtetuese nga ana e qeverisë dhe pas një debati nga deputetët e parlamentit, parlamenti përmes procedurave demokratike, me një votim të hapur votoj dhe vendosi kundër ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga qeveria.

Ky vendimi i parlamentit e ka mbyllur këtë çështje, dhe respektimi i këtij vendimi është obligim për të gjithë pavarësisht a kanë qenë pro apo kundër. Kjo është demokracia, respektimi i vullnetit të shumicës dhe nënshtrimi ndaj vendimeve të institucioneve kushtetuese.

Nuk mund të thirremi në shoqëri demokratike dhe në rend demokratik në të njëjtën kohë, nëse ne fillojmë të selektojmë vendimet, në ato që na pëlqejnë t’i respektojmë, ndërsa ato që nuk na pëlqejnë t’i refuzojmë së zbatuari, të mos i respektojmë e injorojmë ose të kërkojmë që të kthehen prapë për votim në parlament deri sa të vendoset sipas dëshirës tonë.

Nëse vazhdojmë kështu atëherë i hapet rrugë edhe palës tjetër që të veprojë njëjtë dhe kështu kontestimi i institucioneve dhe vendimeve të tyre do të shkojë në pafundësi. Kështu ne do të qojmë mesazh qytetarëve vendit tonë nënshtrojuni dhe respektoni vetëm ligjet dhe vendimet që ju pëlqejnë, ato që nuk ju pëlqejnë nuk keni nevojë ti pranoni dhe respektoni.

Jo kjo logjikë e kontestimit dhe mos pranimit të vendimeve është një rrugë e rrezikshme që shpie në rrënimin e institucioneve demokratike, autoritetin e tyre kushtetues dhe integritetin e tyre.

Prandaj, i bëj thirrje qeverisë të deklarohet hapur se do ta respekton vendimin e parlamentit dhe të heq dorë nga çdo tentativë për rikthim të kësaj çështje tashmë të vendosur, për ndryshe çdo përpjekje për të injoruar këtë vendim të parlamentit, qeveria me vetëdije po rrënon sistemin demokratik të këtij vendi dhe po e fut vendin përfundimisht në anarki.

Gjithashtu i ftoj të gjithë ata që kanë punuar dhe dëshirojnë të punojnë për një Kosovë demokratike, pavarësisht qëndrimit të tyre që e kanë pasur për ndryshimet kushtetuese para vendimit të kuvendit, i ftoj që jo vetëm të respektojnë këtë vendim, por të kundërshtojnë çfarëdo tentative për të cenuar apo rrënuar funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së