Kryetari i NISMA Socialdemokrate, ka thënë se Kosova do të ketë një perspektivë europiane me këtë parti.
Limaj nga takimi me strukturën udhëheqëse të NISMA-së në Shtime, bëri të ditur se zhvillimi ekonomi, arsimi dhe shëndetësia do ta rikthejnë Kosovën në një vend të zhvilluar.
“Sonte ishim në Shtime, ku takuam strukturën udhëheqëse të NISMA-së. Zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, si dhe përkushtimi ynë për siguri janë misioni i NISMA-së. #veçVEPRA mund ta rikthejë fuqishëm Kosovën në një vend të zhvilluar dhe me perspektivë europiane. E kaluara jonë është #veçVEPRA, dhe vetëm veprat garantojnë për të ardhmen e vendit tonë.” – shkroi ai.
Postimi i plotë: