Limaj: Më pas kalu këta në rrugët që kam kaluar unë, as gratë e veta nuk i kishin votu

E publikuar: 28/12/2024 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin. Limaj ka thënë se po të kishin kaluar në rrugët që ai i ka kaluar, nuk do t’i votonin as gratë e tyre.

Tutje, Limaj është shprehur i bindur se nuk do t’ merrnin as 5 vota, nëse të njëjti do të përjetonin vështirësitë e tij.

“Më pas kalu këta në rrugët që kam kaluar unë, as gruaja e vet nuk i kish votu. Në rrugën që kam kaluar, vështirësitë jetësore që kam kalaur edhe unë kom dal jom mat vetë, le të dalin këta sikur unë vetë edhe të shohim sa vota kanë me i marrë. Ka 5,6 vota nuk munden me i marrë”, ka thënë Limaj në një takim me përkrahës të Nismës në Malishevë.

Limaj ka thënë se ndihet krenar për rrugëtimin e tij, ndërsa ka theksuar se vazhdon t’i ruajë fuqishëm vlerat e tij edhe në politikë.

“Çka kam kaluar 14 vjet këta s’kishin mujtë me dal prej shtëpie. Nuk e di bile do a ishin në shtëpi, a do ishin në ndonjë institucion duke u shëruar. Kom dal para qytetarëve të Republikës së Kosovës, unë jam njeri praktik, po vij nga ajo që thoni edhe vazhdoj me i rujt fuqishëm vlerat që jam futur në politik dhe ndihna krenar”, ka shtuar Limaj.