Ligji për të Verbrit është miratuar në vitin 2012, por që nga ajo kohë, nuk është jetësuar.
Arsye për këtë, sipas Komitetit të Grave të Verbra të Kosovës, është mungesa e vullnetit politik.
Drejtoresha e këtij komiteti, Bajramshahe Bejtullahu, ka thënë se është e dhimbshme lënia anash e kësaj kategorie.
Ndërkaq, ankesat më të mëdha janë në fushën e edukimit dhe arsimimit të personave të verbër.
Juristi i Komitetit të Grave të Verbra të Kosovës, Halil Kurmehaj, ka thënë se duhet të punohet shumë që të jetësohet neni 10 i Ligjit për Verbrit.
Të pranishëm në debatin e organizuar nga ky komitet, ishin edhe gra deputete të Kuvendit të Kosovës.