Lajmet

Liberalizimi i shtrenjtë i vizave

18.03.2016 14:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Liberalizimi i shtrenjtë i vizave

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës mbetet një nga temat dhe çështjet më të diskutuara viteve të fundit, si nga autoritetet qeveritare, ashtu edhe nga vetë qytetarët.

Kosova, aktualisht, radhitet e fundit në këtë proces, krahasuar me vendet e tjera që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian, andaj edhe konsiderohet si vendi më i izoluar në Evropë.

Heqja e vizave që, sipas paralajmërimeve të Qeverisë së Kosovës, do të ndodhë sivjet, megjithatë, do të pakësonte vetëm një brengë të qytetarëve: shmangien e pritjeve të gjata nëpër sportelet e ambasadave të huaja.

Për shkak të zhvillimit të dobët ekonomik dhe shkallës së lartë të papunësisë, shumë qytetarë thonë se do ta kenë vështirë të udhëtojnë jashtë vendit edhe pas liberalizimit të vizave .

Disa po ashtu thonë se kur të hiqen vizat, do ta shfrytëzojnë rastin për të braktisur Kosovën, në kërkim të një jete më të mirë. Të tjerë mezi presin të vizitojnë vende të ndryshme të Evropës.

Endrit Bislimi, student në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, thotë se nuk ka mjete financiare për të udhëtuar jashtë Kosovës edhe nëse hiqen vizat. Por, nuk e përjashton mundësinë që të futet në borxh, vetëm që të largohet dhe të kërkojë një vend pune diku në Evropë.

“Në Kosovë nuk ka perspektivë dhe oferta e parë që të më jepet, do të dal jashtë, sepse nuk po shoh të ardhme këtu. Nuk do të kthehem më. Ose, mund të kthehem në atë moment kur standardi jetësor në Kosovë të bëhet si në shtetet tjera”, thotë Endriti.

Liridon Mehmeti ndjek studimet master për letërsi angleze në Universitetin e Prishtinës. Ai thotë se vizat e kanë penguar të realizojë një udhëtim në Ukrainë. Në rast të heqjes së vizave, thotë se do t’i vizitonte disa vende më afër Kosovës, për të mos shpenzuar shumë para.

“Për mua nuk do të thotë se menjëherë do të shkoj në Britani të Madhe. Mund të shkoj në Greqi, për ku merr një biletë me një çmim të lirë dhe viziton Athinën apo Selanikun”, thotë Liridoni.

Edhe Vlora Zeqiri, që ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, por është e papunë, thotë se po të kishte ndihmë financiare nga prindërit, liberalizimin e vizave do ta përdorte për të punuar për një periudhë të shkurtër kohore në ndonjërin prej vendeve të Bashkimit Evropian.

“Kam dëshirë të vizitoj vende të ndryshme të Evropës dhe të punoj, por unë nuk kam para. Kisha pasur dëshirë që prindërit të gjejnë ndonjë shumë të mjeteve, në mënyrë që të shkoj e të punoj diku”, thotë Vlora.

Ekspertë të çështjeve ekonomike konsiderojnë se në Kosovë, për disa shtresa paratë nuk janë problem për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian, porse për një shtresë tjetër, kategorinë e të varfërve, liberalizimi i vizave mund të jetë potencial i migrimit.

Ibrahim Rexhepi, drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS”, thotë se qytetarët, edhe nëse u vjen rasti të udhëtojnë lirshëm, do të llogarisin shumë nëse do t’i shpenzojnë mjetet për turizëm apo për nevojat familjare.

“Ai që nuk ka mundësi financiare, e ka shumë të pranueshme që ato para, të cilat do t’i shpenzonte për udhëtim, t’i shpenzojë për nevojat e familjes në Kosovë. Ose, (liberalizimi) mund të jetë një potencial për kërkim të azilit”, thotë Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.

Marrë parasysh që liberalizimi te një pjesë e popullatës po shihet ende si mundësi për azilkërkim në vendet e BE-së, Rexhepi thotë se një trend i tillë rrezikon edhe rikthimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Duke pasur parasysh përvojat e vendeve tjera, qoftë Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë, rrezik ka qenë fillimi, por më vonë ky problem është tejkaluar ose edhe vetë shtetet kanë pasur kërcënime se liberalizmi i vizave mund të anulohet. Prandaj, mendoj se pas fazës së parë nuk do të ketë ndonjë ikje nga Kosova”, shprehet Rexhepi.

Kosova është në fazën e fundit të përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave. Përmbushja e këtyre kritereve po vlerësohet nga një ekip i ekspertëve të Bashkimit Evropian, i cili më pas do të bëjë një rekomandim nëse Kosovës duhet hequr vizat ose jo.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”