Lëvizja BESA: Zyrtarët e BDI-së janë jolegjitimë

17.06.2015 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lëvizja BESA: Zyrtarët e BDI-së janë jolegjitimë

Pas publikimit të përgjimeve të djeshme, nga të cilat u kuptua se cilat kanë qenë “punët e mëdha” me të cilat merren zyrtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, që nga kryetari i saj, e deri te mafia urbane e Çairit, Lëvizja BESA edhe një herë konstaton se në këtë mënyrë nuk është bërë asgjë më shumë, pos që është konfirmuar bindja jonë e kahershme se që nga kryetari i asaj partie, e deri te ata që “vrasin me kallash” e që “shajnë nëna shqiptare” nga Çairi, zyrtarët e BDI-së janë të inkriminuar, të korruptuar, të zhvatur e të dështuar, saqë pa drojë edhe vetë ia pranojnë vetes se janë bërë “më shka se shkijet”.
Përveç kësaj, zyrtarët e BDI-së ua kanë borxh shqiptarëve të përgjigjen në këto pyetje:
– Ali Ahmeti duhet t’ua shpjegojë shqiptarëve se cilat janë “punët e mëdha” me të cilat merret ai, natyrisht përveç shitjes së parcelave me Bekir Asanin;
– A është Ali Ahmeti i gatshëm ta rrënojë edhe një fshat shqiptar vetëm që mos t’ia prish Gruevskit;
– Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi duhet t’ua shpjegojnë shqiptarëve se pse ka qenë aq e parëndësishme Ministria e Mbrojtjes dhe cila është ajo logjikë që thotë se Arsimi është i parëndësishëm për shqiptarët;
– Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi duhet të shpjegojnë se, nëse Artan Grubi është ashtu siç e përshkruajnë ata vetë, atëherë duhet të deklarohen se a e mbajnë pse është i tillë, apo e mbajnë për ndonjë arsye tjetër, të panjohur për opinionin;
– Ali Ahmeti duhet të shpjegojë se si montohen tenderët e zonës ekonomike të lënë djerrinë në Pollog;
– Ali Ahmeti duhet të deklarohet se, nëse për mosrrënimin e një objekti BDI-ja ia jep Sasho Mijallkovit 100.000 euro, sa para i keni dhënë që Shefi t’ju shpëtojë në raste të tjera;
– Ali Ahmeti duhet të na shpjegojë se pse na ka mashtruar se nuk e di maqedonishten, sepse dje u pa se nuk është edhe aq i dobët – vërtet nuk e di se çka është “imenden”, ama së paku ia përngjan me “Imerin”;
– Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi duhet të shpjegojnë se a ka evoluar Ramiz Merko apo ende është në gjendjen që ata ia përshkruajnë;
– Ali Ahmeti duhet të shpjegojë se a ka mbetur ndonjë aktivist i BDI-së që nuk jep mësim në USHT;
– Musa Xhaferi duhet të shpjegojë se si bëhet shqiptari “më shka se shkijet”, kjo përmes shembullit të tij personal;
– Fatmir Besimi duhet t’ua shpjegojë shqiptarëve se cili ka qenë “misioni i madh shqiptar” në takimin me ish presidentin serb Tadiq.
Pas kësaj, mund të konkludojmë se prej dje këta persona në asnjë mënyrë nuk mund të jenë më vetëm politikanë. Ata mund të jenë biznesmenë të suksesshëm, megjithëse të pandershëm, mund të jenë lobues për kauzën serbe, mund të jenë edhe “më shka se shkijet”, ama në asnjë mënyrë nuk mund të jenë më përfaqësues të shqiptarëve. Atë që e kishim pohuar edhe më parë, sot u konfirmua – me këso dosje në duar të Mijallkovit dhe tash në duar të Zaevit, ata nuk mund të jenë kurrfarë përfaqësuesish të shqiptarëve në çfarëdo bisedimesh, siç janë edhe ato në Bruksel.
Kështu edhe një herë u konfirmua se ku e kanë burimin të gjitha dështimet e partisë shqiptare në pushtet. Përgjigjja është në këto përgjime, të cilat ata vazhdojnë t’i mbajnë si litarin mbi kokë.
Prandaj, Lëvizja BESA e njofton komisarin Han, por edhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare se politikanët e këtij kalibri, si edhe ai që i shërben Shefit “deri në vdekje”, në asnjë rast nuk mund të merren më si përfaqësues të shqiptarëve dhe çdo vendim që merret me pëlqimin e tyre është i papranueshëm për shqiptarët e Maqedonisë, sepse ai pëlqim është arritur në bazë të këtyre materialeve me të cilat ata herë i zhvat Gruevski e herë Zaevi.
Prej dje shqiptarët e Maqedonisë janë të papërfaqësuar në Qeverinë dhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, e rrjedhimisht edhe në bisedimet në Bruksel.
Lëvizja BESA jo vetëm që nuk do t’i njohë ato vendime, por – e bindur në këto konstatime – do t’i luftojë ato me të gjitha mjetet politike, madje edhe duke organizuar protesta, siç ishte ajo e 13 qershorit, ndërsa në çastin që do ta ketë mandatin politik, do të kërkojë revidimin e atyre vendimeve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë