Lëngu të cilin femra e nxjerr jashtë kur pëlcet amniosi nuk është ujë – por diçka më shumë se e neveritshme

E publikuar: 30/11/2017 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëngu amniotik i cili nxirret jashtë kur pëlcet amniosi në të vërtetë nuk është ujë.

Kur pëlcet amniosi është shenjë që bebja është e gatshme të lindë dhe që lindja ka filluar. Lëngu i cili atëherë del nga mitra e nënës nuk është ujë por urinë e bebes.

Ai lëng është urinë, i cili njëzet javë është grumbulluar në barkun e nënës dhe e ka rrethuar beben.

Derisa disave u duket e neveritshme, në të vërtetë kjo është shenjë e mirë, sepse veshkat e bebes zhvillohen dhe fillojnë të punojnë që kur ajo është në stomak.

Urina është shenjë që bebja është e shëndetshme dhe që çdo gjë është në rregull.

Disa femra ndiejnë pëlcitje të amniosit sikur gudulisje, disa sikur kanë urinuar, ndërkaq disa vetëm ndiejnë presion.

Sido që të jetë ndjenja, kurrë nuk do ta harrojnë, transmeton Telegrafi.

Amniosi formohet që në fillim të shtatzënisë,më saktësisht nga ngjizja. Atëherë xhepi amniotik fillon të mbushet me lëng, ndërkaq deri në momentin kur bebja fillon të tajitë urinë është i mbushur me ujë dhe lëngje nga trupi i nënës.

Nga java e dhjetë zhvillohen veshkat e bebes dhe fillojnë të punojnë. Ato nxjerrin sasi shumë të vogël të urinës në lëngun përreth bebes.

Deri në javën e njëzetë përqendrimi i urinës është paksa më i madh.

Pos urinës, lëngu përmban edhe qeliza të vdekura të lëkurës, të cilat mjekët i përdorin për të testuar beben në mos ka ndonjë çrregullim gjenetik nëpërmjet mostrës së lëngut amniotik.

Kjo procedurë është e njohur si amniocinteza. /Telegrafi/