Deputeti Pal Lekaj, i cili edhe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është sërish kandidat për deputet në listën e AAK-së me numër 7.
Lekaj sot ka mbajtur një tubim në Gjakovë, ku ishte i pranishëm edhe lideri Ramush Haradinaj.
Lekaj ka shkruar në “Facebook” se në këtë tubim është ndjerë i vlerësuar dhe i përulur përpara mbështetjes së pa rezervë të qytetarëve.
“Ju që për këto 20 vite nuk reshtët kurrë së më përkrahuri, do jem mirënjohës, dhe mezi pres ta kthej këtë mbështetje në punë dhe përkushtim”, ka shkruar Lekaj.
Postimi i plotë i Lekajt:
Të dashur bashkëudhëtarë,
Në këtë tubim ndjehem i vlerësuar dhe i përulur përpara mbështetjes suaj të pa rezervë.
Ju që për këto 20 vite nuk reshtët kurrë së më përkrahuri, do jem mirënjohës, dhe mezi pres ta kthej këtë mbështetje në punë dhe përkushtim.
Faleminderit shumë ❤️
#PalLekaj7