Ministria e Punëve të Brendshme informoi se ka marrë masa disiplinore ndaj punonjësit të policisë, pasi ai ka lejuar që Artan Grubi ta kalojë kufirin, edhe pse kishte një masë aktive për ndalimin e tij.
“Pas kontrolleve të kryera, inspektimit të materialeve zyrtare dhe pas analizës së pamjeve të sigurisë nga kamerat e sigurisë në Stacionin Policor të Pikëkalimit kufitar “Bllacë”. Departamenti vërtetoi se punonjësi i policisë B.J. me veprimin e tij të papërgjegjshëm nuk ka realizuar kontrollet e duhura për automjetin “Mercedes” gjatë kalimit të kufirit shtetëror në dalje nga RMV. Nuk e ka regjistruar daljen dhe udhëtarët e automjetit përkatës A.P., me pasaportë diplomatike si shofer dhe A.G. me pasaportë maqedonase si pasagjer. Ata janë regjistruar si kalues të kufirit në këmbë, duke e anashkaluar mbikëqyrjen e duhur.
Punonjësi ka realizuar kontrollin kufitar në sistemin SKPV për personat pa pritur që sistemi të verifikonte nëse ata kishin masën aktive “ndalo dhe njofto menjëherë”, dhe i ka dorëzuar pasaportat menjëherë, pas çka ata kanë lënë pikëkalimin kufitar”, tha Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.
Top Channel