Zgjedhjet 2026

LDK prezanton 38 gra kandidate, Abdixhiku flet për barazinë dhe fuqizimin e grave

30.05.2026 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
LDK prezanton 38 gra kandidate, Abdixhiku flet për barazinë dhe fuqizimin e grave

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka treguar se sot ditën e kanë nisur me gratë.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se sot kanë prezentuar 38 kandidatet gra të cilat janë profesioniste, anktiviste, nëna, vajza e zonja të forta.

Postimi i tij i plotë:

Ditën e nisëm me gratë.

Në një takim të jashtëzakonshëm, prezantuam edhe 38 kandidatet tona gra; profesioniste, aktiviste, nëna, vajza e zonja të forta që i japin LDK-së energji, përkushtim dhe dinjitet.

“Sot, kur po mendoja se si ta nis këtë takim, e kuptova se nuk mund të vij para jush vetëm si Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nuk mund të vij vetëm si kandidat për Kryeministër, e as vetëm si politikan.

Sonte dua t’ju flas si bashkëshort. Dua t’ju flas si baba. Dua t’ju flas si një burrë që shumë prej gjërave më të rëndësishme për jetën, forcën dhe qëndrueshmërinë, i ka mësuar pikërisht nga gratë.

Fillimisht, nga nëna ime. E ndjera. Nga gruaja intelektuale që më mësoi gjënë më themelore në jetë: respektin për gratë. Nuk ma mësoi me ligjërata të mëdha. Ma mësoi me shembull. Me sakrificën e heshtur. Me përkushtimin. Me dinjitetin e një gruaje që mban familjen bashkë edhe kur jeta nuk është e lehtë.

Pastaj, nga Albina. Gruaja ime. Gruaja që bart barrën e familjes sonë të vogël. Dhe po ju them një gjë krejt sinqerisht: vetëm kur krijon familje e kupton sa shumë peshë mbajnë gratë në heshtje. E kupton sa shumë gjëra ndodhin natyrshëm, jo sepse janë të lehta, por sepse dikush po kujdeset që gjithçka të funksionojë.

Dhe shpesh, ne burrat, kemi një talent të çuditshëm – i marrim si normale gjërat më të jashtëzakonshme që gratë bëjnë çdo ditë. E marrim si normale kujdesin. Durimin. Organizimin. Dashurinë. Sakrificën. Derisa një ditë e kuptojmë se shumë prej stabilitetit të jetës sonë ka pasur fytyrën e një gruaje.

Pra, nga bashkëshortja njeriu mëson shumë. Dhe po e them krejt sinqerisht – sa më shumë vite po kalojnë, aq më shumë po kuptoj edhe unë. Madje, kohëve të fundit kam filluar të kuptoj shumë gjëra edhe pa folur fare. Mjafton një shikim… dhe e kuptoj krejt situatën! Kuptoj nëse kam harruar diçka. Kuptoj nëse kam thënë diçka që s’është dashur. Kuptoj edhe kur duhet me hesht pak! Dhe po ju them drejt – kjo nuk është vetëm martesë. Kjo është nivel i avancuar i mbijetesës bashkëshortore!

Dhe pastaj, janë Era e Rozi. Dy vajzat tona. Dy botë krejt të ndryshme. Dy ëndrra të mëdha. Era, me pyetjet e pafundme për botën, për drejtësinë, për jetën. Në atë moshë të bukur kur ende beson se çdo gjë duhet të jetë e drejtë. Kur ende beson se njerëzit e mirë duhet të shpërblehen, se puna duhet të vlejë, se ëndrrat duhet të realizohen. Dhe nganjëherë, me pyetjet e saj të vogla, më vendos përballë mendimeve shumë të mëdha.

Rozi është tjetër. Plot energji. Plot imagjinatë. Plot jetë. Ende beson se gjithçka është e mundur. Se çdo problem zgjidhet. Se bota, në fund, është vend i mirë.

Dhe shpesh e mendoj këtë: një ditë, kur Era dhe Rozi të rriten, unë dua që ato të kenë ëndrra të mëdha; por mbi të gjitha, dua që të kenë bindjen se mund t’i arrijnë ato vetë. Të mos kenë nevojë të kërkojnë leje prej askujt për të jetuar jetën që duan. Të jenë të zonjat. Të pavarura. Të forta. Sic të duan, pa pyetur as kënd se çka duan, si duan, kur të duan!

Dhe nëse një ditë do ta kenë këtë forcë, do ta kenë sepse para se dikush t’ua mësojë me fjalë, e kanë parë çdo ditë te nëna e tyre.

Por mbi të gjitha, dua t’i shtroj vetes një pyetje të thjeshtë, çfarë Kosove po ua lëmë vajzave tona?

Sepse, si pjesë të kësaj shoqërie, nuk mund të pranojmë idenë se 65% e grave në Kosovë janë jo aktive! Renditemi në nivel me vendet më të prapambetura në botë!

Nuk mund të pranojmë idenë se kemi një sistem të tërë, ku gruaja është e papunë por prapë punon – sepse familja është punë e përtej punës!

Nuk mund të pranojmë idenë se kemi një sistem të tërë që gruaja pas punës duhet sërish të punojë! Sepse, sërish, familja është punë përtej punës!

Nuk mund ta pranojmë idenë e vajzave të reja, që diskriminohen në punësim varësisht nga planifikimi martesor i tyre. I martesës, i lindjeve, e çka jo tjetër. Pabarazia e tillë është mbytëse e ëndrrave të tyre! Pabarazia e tillë, është shtytje për joaktivitet kaq të lartë që kemi tash e sa dekada!

Nuk mund ta pranojmë idenë e dhunës në familje, që në mënyrë sistematike, ushtrohet ndaj gruas dhe nuk merr mbrojtje shtetërore, nga dhuna deri në vrasje; vazhdojmë më dënime shprehimore, vazhdojmë me kthim në sjellje krejt të zakonshme!

Përballë sfidave të tilla, duhet të kujtojmë se historia gjithmonë është formuar nga gra që refuzuan të pranojnë më pak. Gra që guxuan të ëndërrojnë më shumë për familjet dhe shoqëritë e tyre.

Si prind i dy vajzave, si bashkëshort i një gruaje, si djalë i një nëne, ju them këtu se sfida juaj është dhe sfidë e imja! Dhe në qoftë kjo është sfida e fundit e imja, do ta bëjë me gjithë forcën që kam, përballë çdo pengese që kam, me gjithë kapitalin që kam!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë