Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur Forumin e Gruas në kuadër të fushatës “Turneu i Ndryshimit” në Prishtinë.
Kandidati për kryeministër në radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, theksoi se ndryshimi në trajtimin e grave të Kosovës është i domosdoshëm.
Ai vlerësoi se gratë kanë luajtur rol kyç në progresin e vendit dhe premtoi mbështetje për rritjen e përfaqësimit të grave, duke shtuar se LDK ka 38 gra të cilat do të jenë deputete në Kuvendin e Kosovës.
“Ndryshim rrënjësor se si të trajtojmë gratë e Kosovës, nuk mund të pranojmë faktin që 65 për qind e grave janë jo aktive. Nuk mund të pranojmë që kemi një sistem ku gruaja prapë punon dhe duhet të punojë. Nuk mund të pranojmë idenë e dhunës n⁰ë familje që në mënyrë sistematike ushtrohet dhunë ndaj gruas. Gruaja ka guxuar të ndryshojë çdoherë sepse vetë rruga drejt progresit tonë është shtruar nga gratë të pafundme. E tjetra është që të mos ndalemi dhe të marrim atë që iu takon në shoqëri. Sfida juaj është edhe sfida ime, jam i lumtur që sot brenda LDK-së kemi gra me standarde të larta dhe kanë marrë guximin të përfaqësojnë politikën e Kosovës. Kemi 38 gra si asnjëherë më parë brenda LDK-së që do të jenë deputete të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.