Lajmet

LDK e Podujevës shënoi 26-vjetorin e themelimit

19.03.2016 21:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
LDK e Podujevës shënoi 26-vjetorin e themelimit

Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Podujevë, me një manifestim solemn, ka shënuar sot 26-vjetorin e themelimit.

“Në manifestimin madhështor të organizuar sot, me rastin e shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, përveç Kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë, Agim Veliu dhe strukturave udhëheqëse të degës, ishin të pranishëm edhe nënkryetari i LDK-së në nivel qendror, Haki Rugova, Sekretari i Përgithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, deputetë, ministra e zëvendësministra nga radhët e LDK-së si dhe anëtarë e simpatizantë të shumtë”, thuhet në komunikatën dërguar mediave.

Kryetari i Degës së LDK-së, njëherësh edhe Nënkryetar i partisë në nivel qendror, Agim Veliu, duke folur në manifestimin e sotëm, tha se “Presidenti Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës janë vlera demokratike e kombëtare, ato janë dhe mbeten përherë në saje të besimit, investimit dhe përkushtimit tonë të lirë për qytetari, demokraci perëndimore dhe progres social”.

“Sikundër çdo 19 mars, në këto 26 vjet, jemi mbledhur kështu, së bashku e solemnisht, të gjithë në festë e në kujtim të Ditës së themelimit të Degës sonë, të rrugës që bëmë, të arritjeve e bilanceve tona të përbashkëta si dhe, konsolidimit e avansimit tonë të vazhdueshëm e të vendosur si politikë, si demokraci dhe si institucione.Në cilësinë time drejtuese politike e institucionale dua t’ju përshëndes dhe t’ju falenderoj të gjithë juve që madhështoni këtë mbledhim dhe në emrin tuaj t’ju dëshiroj mirëseardhje”, tha kryetari Veliu.

“Një vjet po mbushen sot, qëkurë në këtë vend e solemnisht shënuam çerkshekullin e jetës e të aktivitetit politik, shtetëror e kombëtar të Lidhjes Demokratike në radhë të parë, por edhe të kontributit të Degës së Podujevës. Një vjet pas, LDK, në krye të punëve e të angazhimeve politike e institucionale, më e maturuar e më e përkushtuar në përmbushjen e synimeve dhe objektivave të saja politike e të qeverisjes, në nivelin shtetëror dhe lokal”.

“Lidhja Demokratike vazhdon të qeveris në koalicion e me program që, substancë ka zhvillimin ekonomik dhe punësimin, demokracinë dhe integrimin euro-atlantik, përparimin e arsimit, dijes dhe teknologjisë; politikave të reja në shëndetësi dhe mirëqenie sociale, çështjeve të gruas dhe të të rinjëve, kujdesit të shtuar ndaj mjedisit, të drejtave të komuniteteve dhe fqinjësisë së mirë.Rezultatet janë në të gjitha fushat, ka avancim në dinamikë, ritme reale e të matshme,. Nevojat janë të mëdha, vështirësitë të shumta, siç edhe vullneti dhe vendosmëria për jetësimin e objektivave të zhvillimit”, tha kryetari Veliu.

“Ju siguroj se, LDK, organet e saj drejtuese, Kryetari dhe njëherit Kryeministri i Kosovës, në veprimtarinë politike e institucionale sot, njësoj sikundër edhe në Marrëveshjen për Qeverisj e në koalicion, priren parasëgjithash nga interesi i vendit, i zhvillimit dhe integrimit dhe i miqësisë së përherëshme me SHBA dhe BE.Çdo vendim është diskutuar dhe miratuar në Kryesinë dhe në Këshillin e Përgjithshëm, me përgjegjësinë dhe kujdesin maksimal politik për Lidhjen Demokratike, zhvillimin dhe fuqizimin demokratik në gjithë strukturën dhe shtrirjen e saj”, tha kryetari veliu.

“Së këndejmi, Kryeministri, ministrat dhe deputetë e LDK kanë mbështetjen tonë në angazhimet shtetërore, në ushtrim të kompetencave kushtetuese e ligjore.

Sikundër dihet tashmë, në gjithë ekzistencën tash e 26 vjet të Lidhjes Demokratike të Kosovës, diskutimi, mendimi ndryshe e i lirë dhe demokracia e brendshme, janë zhvilluar, janë kultivuar lirshëm e pa pengesë deri në vendimmarrje”.

“Janë mbajtur zgjedhje të brendshme e me proces demokratik votimi, ku janë legjitimuar e kanë qarkulluar elita udhëheqëse politike e lid er partie.LDK është e para dhe sa, për 26 vjet parti nacionale, demokratike e antikomuniste, po ashtu edhe për modelin dhe kulturën demokratike si shenjë identitare. Ka pasur e do të ketë pakënaqësi e të pa kënaqur, për motive, arsye a ambicie të ndryshme. Kjo nuk është as vetëm në LDK e sot, e as vetëm në pluralizmin politik tek ne. Por, një fakt dihet mirë, se në LDK askujt nuk i është mohuar kontributi, atë çka kemi investuar për LDK-në rri aty dhe kush kthen atë e gjen”.

Më tej kryetari Veliu ka theksuar se se “ka sot individë që të shtyrë inatesh, qejfmbetjesh a ambiciesh të qenit i pari, nuk prajnë së shfryri ndaj organeve të LDK, ndaj lidershipit kudo që u jepet mundësia e rasti. Bashkohen me kakofoninë e atyre që si dje edhe sot u pengon LDK, qeverisja për së mbari që po ndodhë tani dhe frika nga sukseset në vazhdim”.

“Ne duam që të gjithë ata t’i kthehen kontributit të tyre brenda strukturave dhe organizimit tonë e në pajtim me Programin dhe Statutin. T’i diskutojmë e t’i gjejmë mënyrat e duhura për fuqizimin dhe demokratizimin model.Sa për disa, që moti kanë humbur udhën, pse s’ua themi shpesh nuk është se si dimë”, ka shtuar ai.

Kryetari Veliu tha se “po e mbyll fjalën me bindjen e palëkundur dhe përkushtimin për shtetin, vlerat e lirisë dhe demokracisë këtu, në Republikën e Kosovës”.

Në këtë manifestim një fjalë rasti e mbajti edhe nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, i cili tha se Dega e LDK-së në Podujevë vazhdon të jetë një nga degët më të organizuara e këtë e dëshmon edhe besimi i palëkundur në LDK, i qytetarëve dhe elektoratit llapjan.

Në manifestmin e sotëm për nder të 26-vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Podujevë, Kori i Qytetit ka interpretuar këngë korale.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”