Lazio, Pioli konfirmon Berishën titullar ndaj Napolit

07.04.2015 18:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lazio, Pioli konfirmon Berishën titullar ndaj Napolit

Rezultati 1-1 i ndeshjes së parë favorizon të Kaltrit e Rafa Benitez, gjithsesi Stefano Pioli beson se Lazio e tij i ka mundësitë të mposhtë Napolin.

Lazio është gati për t’u përballur me Napolin në gjysëmfinalen e kthimit të Kupës së Italisë që do të zhvillohet këtë të Mërkurë në San Paolo. Rezultati 1-1 i ndeshjes së parë favorizon të Kaltrit e Rafa Benitez, gjithsesi Stefano Pioli beson se Lazio e tij i ka mundësitë të mposhtë Napolin dhe të kualifikohet në finale. Trajneri i kryeqytetase konfirmoi prezencën e Etrit Berishës në fushë që nga minuta e parë ndërkohë që sipas të gjitha gjasave kapiteni i Kombëtares Kuqezi, Lorik Cana edhe këtë takim do ta nisë nga stoli.

“Sigurisht që do të luajë Berisha. Është Etriti portieri ynë titullar në Kupë. Basta do të veprojë në të djathtë të mbrojtjes ndërsa Mauricio dhe De Vrij do të luajnë në qendër, në krahun e majtë do të pozicionohet Braafheid”.

Sinjal mëse i qartë ky nga Pioli përsa i përket formacionit titullar që do të zbresë në fushë ndaj Napolit në San Paolo. I pyetur për mosaktvizimin e Canës trajneri italian theksoi se do të vijë edhe momenti i Lorikut pikërisht në sfidën e radhës në kampionat ndaj Empolit ku Lazio do të vuajë mungesat e Bastës dhe Mauricios për arsye skualifikimi. Bardhekaltrit që nga barazimi 1-1 i ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës ndaj Napolit kanë arritur të koleksionojnë 4 fitore të thjeshta në kampionat duke shfaqur mbi të gjitha një formë të shkëlqyer. Pavarsisht forcës së kundërshtarit Stefano Pioli beson te kualfikimi.

“Rezultati i ndeshjes së parë i jep një avantazh të vogël Napolit, megjithatë skuadra ime është mirë fizikisht dhe psikologjikisht kështu që ne do të kemi shanset tona. Kjo do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme. Lazio është e vetmja skuadër që e ka nisur Kupën e Italisë që nga raundi i parë dhe unë mendoj se meritojmë të jemi në finale”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)