Tjetër sukses i madh për Kosovën në xhudo – Laura Fazliu fiton medaljen e artë

E publikuar: 30/06/2022 17:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Laura Fazliu e ka fituar medaljen e artë në xhudo në kategorinë deri në 63 kilogramë, në Lojërat Mesdhetare.
Fazliu në finale mposhti xhudisten spanjolle, Cristina Cabana Perez me një waza-ari në Golden Score.

Në rrugëtimin e saj, Fazliu mposhti në gjysmëfinale Amina Belkadin nga Algjeria, kurse në çerekfinale e mposhti Iva Oberanin nga Kroacia.

Në vazhdim, Akil Gjakova do të luftojë për medaljen e bronztë.