Latifi ironizon me armët që u gjetën në shkolla në Ferizaj: As UÇK-ja nuk ka pasur kaq armatim

E publikuar: 24/06/2022 17:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar pas konfiskimit të një arsenali armësh nga ana e Policisë së Kosovës në një shkollë në Ferizaj.

Latifi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, është shprehur me ironi duke thënë se as Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk ishte më e armatosur.

“Armë të ftohta e të zjarrit të gjetura nga policia tek nxënësit e shkollave në Ferizaj. Çfarë tmerri! As UÇK s’ka pasë kaq armatim në ditët e saj të para”, shkroi profesori Latifi në ‘Facebook’.

Policia e Kosovës, ka njoftuar gjatë së premtes se nëpër shkolla në qytetin e Ferizajt, kanë gjetur një arsenal armësh të ftohta por edhe armë zjarri.

PK-ja njoftoi se gjatë kontrollit janë gjetur pesë armë zjarri pistoleta, dy armë të gjata gjysmë automatike dhe 40 thika.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!