Latifi Federatës Shqiptare të Futbollit: A e keni parë duke u djegur flamuri kombëtar nga tifozët serbët

E publikuar: 16/06/2024 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Gjermani ku po zhvillohet kampionati EURO 2024 ka pasur incidente të shumta ku janë përfshirë tifozët serbë.

Blerim Latifi, profesor universitar, ka shkruar në Facebook të dielën se tifozët serbë djegën flamurin shqiptar në Gjermani, ndërkaq Federata Shqiptare e Futbollit ka aplikuar që bashkë me Serbinë të organizojë kampionat evropian për U-21.

“Tifozët serbë djegin flamurin shqiptar në Gjermani. A i kanë pa këto pamje këta zuzarët e FSHF-së, në krye me Dukën, që kanë apliku me Serbinë për organizim të përbashkët të Kampionatit Evropian të U-21 “Euro 2027”?”, ka shkruar Latifi.