Laptopët e rinj të Huawei një alternativë për ata që nuk kanë buxhetin e Apple MacBook

E publikuar: 25/02/2019 00:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Huawei është rikthyer me dy rivalë të rinj të laptopëve Apple MacBook. Kompania ka ndërtuar një reputacion të mirë për laptopët cilësor Windows dhe modelet e reja nuk bëjnë përjashtim.

Në aspektin e dizajnit janë shumë të ngjashëm me paraardhësit por për një logo më të “pastër” kompania ka vendosur ta zëvendësojë vetëm me emrin e saj.

Të dy sistemet kanë trup prej alumini. MateBook X Pro është më cilësori prej të dyve me ekran 13.9-inç dhe 260ppi dhe rezolucion 3000×2000. Kamera e laptopit fshihet në rreshtin e parë të butonëve të funksioneve.

Butoni i ndezjes përmban edhe një skaner të shenjave të gishtërinjve. Në brendësi është një procesor i gjeneratës së 8-të Intel Core i5 dhe i7 me deri në 16GB Ram dhe 1TB SSD.

Bateri duhet të ofrojë funksionalitet deri në 14 orë me një karikim të vetëm. Në anësore të laptopit gjeni dy prota USB Type-C, një USB 3.0 dhe një portë kufjesh 3.5mm.

Huawei ka sjellë edhe disa softuerë të rinj me laptopët ku spikat Huawei Share, ky i fundit përdor NFC për të shpërndarë të dhënat mes laptopëve dhe telefonëve. Le të themi kopjoni tekstin në laptop dhe mund ta dërgon atë komandë në telefon ose laptop tjetër.

Nga ana tjetër MateBook X 14 është më shumë një laptop i rangut të mesëm me ekran 14-inç me rezolucion 2160×1440 piksel. Bateria e tij mban për 15 orë me radhë ndërsa për konektivitet gjeni USB-C, HDMI, USB-A 3.0 dhe USB-A 2.0.

Ndan të njëjtin procesor dhe grafikë me X Pro ndërsa ka 512GB SSD.

MateBook X Pro kushton 1,599 euro për modelin Core i5, 8GB RAM dhe 512GB memorie dhe 1,999 euro për modelin Core i7, 16GB RAM dhe 1TB memorie.

MateBook 14 fillon nga 1,199 euro për modelin Core i5, ndërsa versioni Core i7 kushton 1,499 euro. /PCWorld Albanian