Është lansuar të mërkurën fushata “Bëje tënden. Regjistro Pronën”, e implementuar nga ATRC dhe mbështetur nga Banka Botërore dhe SPF.
Kjo fushatë ka për qëllim që t’i forcoj të drejtat e pronësisë për qytetarët e Kosovës dhe të adresoj sfidat të cilat përballen ata në rastin e regjistrimit të pronës.
Kushtrim Kaloshi, Drejtor Ekzekutiv në ATRC, ka thënë se në kuadër të kësaj fushate janë duke u zhvilluar në seri aktivitetesh për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për rendësin e regjistrimit të pronës.
Ai ka shtuar se në këtë projekt janë përfshirë edhe komunat veriore të cilat janë të banuar me shumicë serbe.
“Fushata është ndërtuar për një Kosovë ku të gjithë qytetarët pa dallim kanë qasje të barabartë në pronë. Jemi duke zhvilluar në seri aktivitetesh për të arritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e regjistrimit të pronës. Kjo fushatë përfshinë fushat mediatike, si dhe aktivitetet derë më derë ku shumica prej jush jeni të përfshirë në këtë aktivitet. Të cilat realizohen në 28 komuna të Kosovës përfshirë të gjitha komunat me shumicë serbe. Grupet target janë gratë, pakicat etnike dhe të rinjtë. Deri tani janë zhvilluar më shumë se 3 mijë e 500 vizita derë më derë, synimi është mbi 6 mijë është në mënyrë që t’i informojmë qytetarët”, ka thënë ai.
Caleb Travis Johnson, zv.drejtues i Projekteve REGIP/PIAKOS nga Banka Botërore, ka thënë se ky projekt ka mundësuar që të përfshihen edhe qytetarë nga komunat më rurale, duke shtuar se bashkëpunimi i qeverisë dhe shoqërisë civile është mënyra ideale për të arritur personat më të cenueshëm në të gjithë vendin.
“Është mirë që po shohim që po përfitojnë dhe po zbatohet nga organizatat civile në të gjithë vendin. Kemi filluar me komunat veriore deri tek komunitete gorane. Kjo mbështetje ka mundësuar që edhe ata që janë në zona më rurale të kenë qasje në të drejta trashëgimore sidomos për gratë. Bashkëpunimi i qeverisë dhe shoqërisë civile është mënyra ideal për të arritur personat më të cenueshëm në të gjithë vendin”, ka thënë ai.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, ka thënë se ky projekt për këtë agjenci përfshinë dy fusha, në të cilën janë të përfshira 32 komuna dhe 115 zona kadastrale.
“I kemi të ndarë dy fusha kryesore: fusha e parë ka të bëjë me rindërtimin e informacione kadastrale ku janë të përfshira 32 komuna dhe 115 zona kadastrale. Gjithashtu edhe të pjesa e adresave, ku jemi ne fazën e kompletimit të sistemit të adresave por njëkohësisht edhe jemi në fazën ku qytetarët duhet të informohen edhe të kuptojnë që në Kosovë është vetëm një sistem i adresave dhe nuk ka sistem tjetër”, ka thënë ai.
Faton Jashari, udhëheqës i detyrës së drejtorit në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, ka thënë se kjo Agjenci në kuadër të këtij projekti janë parapare ndihmat ligjore.
“Ku do të kryejmë shërbimet me këtë projekt ku janë paraparë ndihmat ligjore duke filluar nga këshillat juridike, përpilimi i shkresave në përfaqësimin e procedurave ligjore në lidhje me çështjen e pronës dhe çështje të tjera që janë të lidhura me ndihme juridike falas”, ka thënë ai./EO