Lallana kërkohet nga skuadrat e mëdha turke

E publikuar: 05/01/2019 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori anglez, Adam Lallana ka humbur vendin në formacionin bazë të Lierpoolit.

Lallana ishte një titullar i padiskutueshëm dy vite më parë tek The Reds, por lëndimet e mbajtën për një kohë të gjatë jashtë fushave.

Edhe pse është rikthyer tani nga lëndimet, mesfushori anglez nuk po luan rregullisht.

Ish-mesfushori i Southampton mund ta vazhdoj karrierën e tij në kampionatin turk.

Adam Lallana. (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Janë dy skuadrat e mëdha nga Stambolli, Fenerbahce dhe Galatasaray që kanë shprehur interesim për anglezin.

30-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje me fanellën e Liverpoolit, kryesisht është inkuadruar nga banka rezervë.

Kontrata e tij me Liverpoolin skadon në qershor të vitit 2020, ndërsa ai mund të largohet nga klubi për një shumë rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/