Lallana është i nevojshëm te Liverpooli, thotë Klopp

E publikuar: 12/01/2019 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka insistuar se Adam Lallana ka ende rol të madh për klubin nga Anfield.

Lallana i cili është 30 vjeç ka startuar vetëm tri herë sezonin e kaluar, e ka arritur një numër të ngjashëm të paraqitjeve edhe këtë sezon.

Ai mungoi në humbjen e Wolves në kuadër të FA Cup për shkak të një lëndimi tjetër, por Klopp beson se lojtari është tejet i nevojshëm.

“Është e shkëlqyer ta kemi atë përreth pasi mund të ftohë ndeshjet, mund të jetë kreativ mes vijave dhe ka shpejtësinë për të bërë dallimin”.

“Nuk është mirë që ta humbim në asnjë stërvitje, sepse ne nuk kemi pasur shumë lëndime në stërvitje. Ai ka zgjatur muskulin duke marrë topin”.

“A mund të jetë në vend më të mirë mentalisht? Po, nëse ai do të luante e do të shënonte 20 gola ne 10 ndeshje. Por, të gjitha gjërat janë në rregull. Adam e di se na nevojitet ai”, deklaroi Klopp.

Liverpooli i shkon Brightonit në sfidën e radhës në Ligën Premier.

/Telegrafi/