Lajmin e jep Kurti: e-Kosova tani edhe si aplikacion mobil për iOS dhe Android

E publikuar: 18/02/2025 17:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se platformën e-Kosova tashmë mund ta merrni edhe si aplikacion në telefon, shkruan InfoSot.

Ai ka thënë se kjo platformë me më shumë se 1 milion përdorues të regjistruar dhe mbi 220 shërbime elektronike të zhvilluara, është dritare digjitale për qytetarët dhe bizneset.

“Certifikatat e gjendjes civile, certifikatat e pronës dhe kopjet e planit, obligimet e tatimit në pronë e gjobat në trafik, vazhdimi i regjistrimit të veturës, certifikata për historinë penale, aplikimet për shtesa, benefite, grante e subvencione, pagesat elektronike, e së fundmi edhe raporti kreditor – të gjitha këto shërbime dhe shumë të tjera tani janë në dispozicion online në e-Kosova, më lehtë se kurrë më parë! Vazhdojmë me digjitalizimin për shërbime më të mira për të gjithë!”, ka shkruar mes tjerash Kurti.