Lajmi i fundit: Vritet Lavdrim Muhaxheri (FOTO)

E publikuar: 08/06/2017 02:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtuesi i shqiptarëve për vite në organizatën terroriste – ISIS, Lavdrim Muhaxheri është vrarë gjatë luftimeve.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar vëllai i tij, Bajram Muhaxheri përmes rrjeteve sociale, njofton Klan Kosova.

Ky është postimi ku konfirmohet vdekja e Lavdrim Muhaxherit që ka qenë i njohur si “Kasapi i Ballkanit”.

Lavdrim Muhaxheri në vitet e fundit ka qenë imazh i ISIS, madje ka pasur raste kur është shfaqur nëpër video duke vrarë njerës e prerë kokat e tyre.