Lajçi: Kjo është politikë jokombëtare e vagabondëve në qeveri

13.03.2015 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lajçi: Kjo është politikë jokombëtare e vagabondëve në qeveri

ormuar për procesin e punës së Komisionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që përfshinë territorin e Komunës së Pejës.

Punën tre vjeçare të komisionit për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, të nisur katër vite më parë, para asamblistëve pejanë e ka prezantuar kryetari i këtij komisioni Murat Meha.

Ai ka sqaruar se në procesin e deritashëm dhe në takimet me komisionin malazez janë përdorur dokumente kadastrale, harta dhe atllase të ndryshme, që sipas tij shfrytëzohen edhe sot nga institucionet komunale dhe ato qendrore.

Në mesin e hartave ishte edhe një e vitit 1988 e ish Krahinës Autonome të Kosovës, e cila si duket është marrë kryesisht për bazë duke iu referuar dokumentit në Pakon e Ahtisarit për përcaktimin e vijave kufitare me shtetet fqinjë.

Ne grumbullin e hartave që Meha prezantoi, nuk figuronte askund harta origjinale e vitit 1974, mbi të cilën fillimisht janë marr vesh të dy shtetet që të përcaktohet vija kufitare.

Kritiku më i madh i punës së deritashme të komisionit kosovar, Ali Lajçi, ndonëse është edhe vet pjesë e këtij komisioni si këshilltarë dhe monitorues nga Komuna e Pejës, ai e përballi komisionin me hartën origjinale që e shpalosi jo vetëm para anëtarëve të komisionit dhe asamblistëve, por edhe para dhjetëra rugovasve që kishin mbushur sallën e Kuvendit.

Lajçi tha se të gjitha këto dokumente dhe harta që i prezantoi komisioni janë të punuara nga regjimi i shtetit ish Jugosllav dhe Serbisë, dhe se asnjëra nuk është harta e vitit 1974.

“Kjo është harta origjinale e vitit 1974”, u shpreh Lajçi derisa hapte një hartë të madhe të palosur mes kopertinave të trasha, mbi të cilat shkruante viti 1974 dhe Krahina Socialiste Autonome e Kosovës.

Lajçi u tha asamblistëve se komisioni kosovar për demarkacionin e kufijve asnjëherë nuk ka prezantuar një hartë të vetën në takimet me komisionin malazez, por gjithnjë, siç tha Lajçi, kanë  diskutuar vetëm rreth propozimeve që i bënin malazezët me harta e tyre të falsifikuara në vitin 2001.

11047068_10203390255469585_1656044787_n

“Nëse përcaktohet kufiri përfundimisht me ato harta atëherë në humbim afër shtatë mijë hektarë pyje e kullosa më të bukura në atë pjesë më Malin e Zi, i cili veç tash ka bërë plane për ndërtimin e qendrave sportive dhe turistike në tokat që pretendojnë me na i marrë. Madje vendet që duan t’i marrin e që komisioni jonë nuk i kundërshton, janë edhe pika strategjike, ngase prej atyre bjeshkëve pastaj e shohin tërë Kosovën si në pëllëmbë të dorës”, atakon Lajçi anëtarët e pranishëm të komisionit të Kosovës.

Madje sipas Lajçit, nëse ratifikohet ky dokument për demarkacionin e kufirit ekziston rreziku të ketë edhe shpërngulje të popullatës për shkak të humbjes së pronave të veta përgjatë kufirit me Malin e Zi.

“Kjo është politikë jokombëtarë e vagabondëve në qeveri”, qiste Lajqi vrer jashtë, derisa kërkonte nga asamblistët e Pejës që të mbrojnë pronat e njerëzve dhe të kundërshtojnë përcaktimin e vijës kufitare që vendosë ky komision.

Mbështetje i dhanë Lajçit të gjitha grupet politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Pejës, të cilët kërkuan gjithashtu transparencë nga komisioni për punën e tij, i cili në këtë takim me kuvendarët e Pejës nuk u tregua aspak bindës me faktet që i prezantoi.

“Komisioni nuk na ofroi asgjë çka kemi kërkuar”, tha kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, Islam Husaj.

Seanca e cila zgjati plotë tri orë, u ndërpre për gjysmë ore që Kuvendi të nxjerrë një draft-konkluzion për demarkacionin kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

11047068_10203390255469585_1656044787_n

Kur u lexua dhe u miratuar konkluzion unanimisht nga asamblistët, në sallë nuk ishin më të pranishëm anëtarët e komisionit kosovar për demarkacionin e kufirit, të cilët kishin ikur gjatë pauzës.

Me njërën prej gjashtë pikave të konkluzionit, Kuvendi Komunal i Pejës ua bënë të qartë institucioneve qendrore se për Komunën e Pejës do të jetë i papranueshëm çdo vendim për vijën kufitare më Malin e Zi që shkon në dëm të qytetarëve.

Institucionet dhe qytetarët e Pejës shpresojnë që Kuvendi i Kosovës nuk do ta ratifikojë dokumentin për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe që procesi të futet në arbitrazh dhe më këtë proces pastaj do të merret një komision ndërkombëtar që do të “referojë” në bazë të argumenteve që do të prezantohen nga të dyja palët./elajm/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës