Lajçak takohet ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, pastaj takimi trepalësh

E publikuar: 16/11/2023 11:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dialogu teknik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës filloi rreth orës 09:40 në Bruksel, me një takim dypalësh mes kryenegociatorit të Beogradit, Petar Petkoviq dhe Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak.

Takimi pritet të zgjasë rreth një orë e gjysmë, pas së cilës me Lajçakun do të bisedojë kryenegociatori i Prishtinës – Besnik Bislimi. Pas kësaj është planifikuar një takim trepalësh.

Siç ishte paralajmëruar, Beogradi solli në Bruksel ekipin më të madh prej 18 ekspertësh për fushat në negociata, në radhë të parë Komunitetin/Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, të zhdukurit dhe energjinë.

Miroslav Lajçak ditët e fundit ka vizituar Beogradin dhe Prishtinën, ku ka tentuar t’i afrojë qëndrimet e të dyja palëve, para së gjithash kur është fjala për harmonizimin e propozimeve të BE-së për qetësimin e situatës dhe draft Statutin e Komunitetit/Asociacionit të Komunave me një shumicë serbe./indeksonline