La Ligas, Real-Barça në 8 Nëntor

14.07.2015 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
La Ligas, Real-Barça në 8 Nëntor

Merr formë sezoni i ri i Primera Division. Liga spanjolle e futbollit mesditën e kësaj të Marte zbardhi kalendarin e sezonit 2015-2016, i cili si zakonisht do të ketë në total 38 raunde të ndara në dy faza me nga 19 javë secila. Short i vështirë për kampionët në fuqi të Barcelonës që do ta nisin kampionatin me ndeshjen në transfertë ndaj Athletic Bilbaos. Si për ironi të fati katalanasit dhe baskët do të luajnë mes tyre plot tre takime në muajin Gusht dy për Superkupën e Spanjës dhe sfidën e javës së parë të La Ligas që do të zhvillohet në datën 23.

Reali i Madridit në ruandin e parë do të sfidojë në transfertë Sportingun e Gijonit që sezonin e kaluar luante në Segunda Division, ndërkohë që Atletico e Madrid do të presë në Vicente Calderon, Las Palmas një tjetër skuadër debutuese. El Clasico i parë i sezonit mes Realit dhe Barcës do të zhvillohet në datën 8 Nëntor në Santiago Bernabeu dhe do të jetë i vlefshëm për javën e 12-të, ai i kthimit në stadiumin Camp Nou është në program 3 Prillin e vitit të ardhshëm. Një tjetër ndeshje që përcjell interes te tifozët përvec El Clasicos është derbi i Madridit. Sfida e parë mes Realit dhe Atleticos do të luhet në 4 Tetor në Vicente Calderon ndërsa ajo e kthimit në 28 Shkurt në Bernabeu. Nuk do të ketë një rikthim në Madrid për Arda Turan gjatë këtij sezoni sepse Atletico është në program në javën e 3-të dhe mesfushori turk nuk mund të debutojë me katalanasit përpara Janarit të vitit 2016.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)