Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për Gjilanin, Ilir Tahiri, ka drejtuar akuza drejt qeverisë për punimet në Gerlic të Vitisë, aty ku po ndërtohet kyçja në autostradë për banorët e Vitisë.
Tahiri tha se shkoi për t’i parë punimet nga afër, ku edhe kuptoi se, sipas tij, punimet nuk kryhen ashtu siç ishte parashikuar në projektin fillestar.
“Isha në Gerlicë për të parë punimet emergjente (elektorale) që po bëhen në pjesën e kyçjes në autostradë për banorët e Vitisë. Aty po kryhen punime për të mbuluar mashtrimin katërvjeçar, pasi nuk është ndërtuar rrethi ashtu siç ishte parashikuar në projektin fillestar.”
Sipas tij, ku projekt nuk i plotëson standardet pasi “aty po bëhet një kyçje emergjente për nevoja elektorale të qeverisë aktuale”.
Shkrimi i plotë: