Ky qytet i përzë gratë dhe fëmijët refugjatë, s’i lë të futen brenda

E publikuar: 26/10/2016 11:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grup i vogël grash dhe fëmijësh janë detyruar të largohen nga një qytet i vogël në veri të Italisë, pasi vendorët e barrikaduan rrugën duke brohoritur “Nuk i duam refugjatët këtu”.

Qytetit Gorino në Ferrara, i ishte kërkuar që të akomodonte 12 gra, njëra prej të cilave ishte shtatzënë, dhe tetë të mitur që ishin me to, transmeton Express.

Teksa një autobus mbërriti për t’i dërguar refugjatët në një bujtinë publike, më shumë se 200 vendorë u mblodhën dhe bllokuan rrugën me dërrasa druri.

Gorino ka një popullsi simbolike prej rreth 500 banorëve, edhe pse disa nga protestuesit mendohet se kishin ardhur nga një qytet tjetër fqinj i quajtur Gore.

Refugjatët ishin nën shoqërimin e policisë, dhe nuk është shënuar ndonjë incident.

Kryetari i Komunës së Ferraras ka thënë se gratë dhe fëmijët refugjatë do të vendosen nëpër shtëpi në pjesë tjera të këtij rajoni.