Në orët e pasdites së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar në Hoçë të Madhe dy gazetarë nga Rusia, Oksana Sazonova dhe Sergej Belous, të cilët ishin nën shoqërimin e ish-kryetarit të komunës së Shtërpcës, Zvonko Mihajlloviq.
Arrestimin e tyre e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai i ka thënë KosovaPress-it se dje rreth orës 18:30, në Rahovec, nga Policia e Kosovës janë ndaluar për verifikim dy shtetas të huaj, të cilët dyshohen se kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale.
Dy gazetarët, mision nga Rusia kishin që të merreshin me çështjet e Ballkanit si dhe hapësirë të veçantë t’i jepet Republikës së Kosovës.
Së fundmi, ata ishin në Komunën e Shtërpcës ku edhe kanë ndjekur së afërmi mësimet që zhvillojnë minoriteti serbë në Kosovë.
Ndryshe, siç shkruan Indeksonline, Belous në Kosovë ishte edhe para 4 vitesh, respektivisht me 11 mars të vitit 2012.
Ai ka qëndruar për disa ditë në veri të Mitrovicës ku edhe ka raportuar për gjendjen e serbëve në atë pjesë.