Ky është vendimi i plotë i CAS për Shqipërinë (DOKUMENT)

10.07.2015 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ky është vendimi i plotë i CAS për Shqipërinë (DOKUMENT)

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka arsyetuar vendimin e saj për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) edhe zyrtarisht ka publikuar vendimin e saj përfundimtar për ndeshjen kualifikuese për Euro 2016 ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë të zhvilluar me 14 tetor në Beograd të cilën Gazeta Blic ua sjell në shqip:

CAS refuzon ankesën e paraqitur nga FA serbe dhe pjesërisht mbështët ankesën e paraqitur nga FA shqiptare: ndjeshja Serbi-Shqiperi konsiderohet  e humbur nga Serbia (0-3)

Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka lëshuar vendimet e saj sot në dy procedura apeluese të arbitrazhit që dalin nga UEFA Kampionatin Evropian, duke kualifikuar nga Grupin I, ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd më 14 tetor 2014.

Shoqata e Futbollit e Shqipërisë (FAA) dhe Shoqata e Futbollit e Serbisë (FAS) kanë paraqitur ankesa në CAS, kundër vendimeve që janë lëshuar nga organi i apelit në UEFA, në të cilën të dy shoqatat janë disiplinuar më tëj për shkak të incidenteve të cilat kanë ndodhur gjatë ndeshjes. Seancat lidhur me këtë çështje janë zhvilluar në Lozana, Zvicër, me 16-17 prill 2015. Paneli i arbitrave ka dëgjuar dëshmitarët nga palët, mbrojtësit ligjor dhe ekspertët.

CAS-i ka mbështetur pjesërisht ankesën e paraqitur nga FAA kundër vendimit të Trupit të Apelit UEFA marrë më 2 dhjetor 2014, në të cilën u konfirmua vendimi i marrë nga UEFA, kontroll të Etikës dhe Trupit Disiplinor (UEFA CEDB) me 23 tetor 2014, transmeton Gazeta Blic.

Në përputhje me vendimet e UEFA-së, vendimi që FAA të del humbës është bazuar në refuzimin e supozuar të ekipit shqiptar për të rifilluar ndjeshjen, pasi arbitri është ndalur në minutën ’41, kur edhe një numër i madh fishekzjarrësh u hodhën në fushë nga tifozët serbë. Gjatë këtij ndalimi, disa incidente kanë ndodhur, në mënyrë të veçantë pushtimi i fushës dhe sulmi ndaj lojëtarëve shqiptarë nga më shumë se 10 tifoz serbë.

Megjithatë, paneli i CAS nuk ka gjetur prova që dëshmojnë se FAA ka refuzuar të luajë pas urdhërit të arbirtrit. Paneli CAS, transmeton portali gazetablic.com nuk ishte në gjendje të konstatojë se arbitri kishte dhënë një urdhër të qartë, të drejtpërdrejtë dhe të pakushtëzuar, në mënyrë për të rifilluar ndjeshjen.

Paneli ka konstatuar se ndalja e ndeshjes dhe braktisja eventuale e saj, janë shkaktuar për shkak të gabimeve të organizatorve, të sigurimit dhe për asye të akteve të dhunës së ushtruar mbi lojëtarët shqiptarë nga ana e tifozve grekë.

Si i tillë, Paneli konsideron se Shoqata e Futbollit e Serbisë (FAS) duhet të konsiderohet përgjegjëse për ndeshjen që nuk përfundoi, duke shkelur ligjin, rrespektivisht nenin 27,01 të Rregullores së Kampionatit Evropian të Futbollit UEFA 2014-2016.

Pas këtij konstatimi, paneli CAS ka vendosur që ndjeshja e Grupit I në UEFA Kampionati Evropian, në mes të Serbisë dhe Shqipërisë të konsiderohet e humbur nga FAS, me rezultat 0-3.

CAS në pajtim më UEFA-n, vazhdoi të gjejë mospërputhje tjera në lidhje me ndeshjen. Sipas tyre FAA ka qenë përgjegjës për njeriu që operoi me droning gjatë ndeshjes, që mbante nje flamur me simbole nacionaliste dhe patriotike shqiptare, prandaj edhe është konfirmuar që FAA dënohet me 100.000 euro gjobë.

Për më tepër, në lidhje me ankesën e paraqitur nga FAS, CAS e ka hedhur poshtë atë ankesë dhe ka konfirmuar vendimin e marrë nga apeli i UEFA-s me 2 dhjetor 2014. Prandja, sanksionet e urdhëruara nga UEFA dhe vendimet e CEDB, të datës 23 tetor 2014, janë konfirmuar, sikur transmeton portali nga Prishtina gazetablic.com, përkatësisht (I)FAS i janë zbritur tre pikë për kualifikimin e tanishëm në UEFA Kampionatin Europian, (II) FAS është urdhëruar që dy ndeshjet e saj të ardhshme ti luajnë më dyer të mbyllura dhe (III) FAS gjobitet në vlerë të 100,000 Eurove.

CAS, në kohën e duhur.   do të publikojë shpërblimet e arbitrazhit në faqen e internetit.

Për ta parë të plotë vendimin në gjuhën angleze, klikoni këtu. /Përgatiti: gazetablic.com

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)