Policia e Kosovës ka njoftuar se ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar ka arritur të arrestoj një person me urdhër arrest ndërkombëtarë.
Gjatë ditës së sotme nga njësia për hetimin e narkotikëve në Ferizaj, kanë zhvilluar një operacioni të koordinuar policor ku është bërë arrestimi i një shtetasi nga Maqedonia e Veriut.
Burimet e Indeksonline pohojnë se bëhet fjalë për 50 vjeçarin, Hajrush Fazlia.
“Pas kompletimit të procedurave, me aktvendim të Prokurorisë Speciale i dyshuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.
Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, përfshirë edhe fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policer.” – thuhet në njoftimin e policisë