Ky është i riu që humbi tragjikisht jetën nga aksidenti në rrugën Lipjan-Shtime

E publikuar: 05/01/2025 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident me fatalitet u regjistruar ditën e djeshme në rrugën Lipjan-Shtime, ku një person humbi jetën teksa një tjetër u lëndua pas përplasjes së tre automjeteve mes vete.

Sipas policisë, raporton sinjali ngjarja ndodhi rreth orës 12:45 teksa në aksident u përfshinë një kamion dhe dy vetura.

Mësohet se personi që humbi tragjikisht jetën në këtë aksident është Hanor Prapashtica.

“Humbja jote sot në aksident na e këputi shpirtin Hanor-Naser-Prapashtica(djali i mixhes)Do të kujtojmë gjithmonë të dashur dhe të urtë si ishe me të gjithë ne gjithmonë u Prehtë në parajsë”, kanë shkruar familjarët e tij.

Mësohet se të ndjerit do t’i jepet sot lamtumira e fundit, në varrezat e Arbërisë në kohën e ikindisë 14:00.

“Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën ndërkaq për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti një person është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Për shkak të aksidentit janë krijuar vështirësi qarkullimi në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan – Bujan”, tha Borovci.