Ky është bredhi i Vitit të ri në ambientin luksoz të familjes Hoxha

E publikuar: 03/12/2016 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Festat e fundvitit po afrohen, dhe sigurisht që atmosfera që sjellin pasqyrohet me shumë dekore dhe zbukurime të ambientit, të cilat gjithnjë janë të veçantë në muajin e 12-të të vitit.

Një influencë e madhe në rrjetet sociale krijohet edhe nga personazhet publike, të cilët nuk hezitojnë që të ndajnë me publikun ambientet e tyre të zbukuruara për fundvit.

Së fundmi, një gjë të tillë e ka bërë Lori Hoxha, trashëgimtarja e “Top Media”, e cila ka treguar se ka si ka filluar përgatitjet për festat e fundvitit.

Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shfaqet duke rregulluar detajet e fundit të berdhit në shtëpinë e saj luksoze.

Bredhi i Lorit dhe motrave të saj ishte gjigant, dhe i zbukuruar deri në detaje, gjersa përshtatej mjaft mirë me ambientin e tyre luksoz. /Telegrafi/