Kuvendi zgjedh anëtaren joekzekutive të BQK-së

E publikuar: 03/05/2023 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka zgjedhur Arta Hoxhën si anëtare joekzekutive të Bankës Qendrore të Kosovës.

Pjesë e votimit ishin 90 deputetë, teksa Arta Hoxha mori 47 vota ndërsa kundër kandidati i saj, Valdrin Kasumaj, mori 35 vota.

Po ashtu tetë nga votat ishin të pavlefshme.

Në seancë janë trajtuar pikat e papërfunduara nga gjashtë seancat e kaluara të muajit shkurt, mars, prill.