Kuvendi i Kosovës edhe nesër debaton për grevën e përgjithshme

E publikuar: 21/09/2022 17:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në orën 11:00 për të diskutuar pikat e papërfunduara nga seanca plenare më 15 shtator.

 

Në rend dite është debati parlamentar për grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Po ashtu, në rend dite janë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe raportet vjetore të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021, Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021, atyre të Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020.

 

Pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës, shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Noterinë, si dhe shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

Në seancën e nesërme janë paraparë për diskutim edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare më 4 gusht 2022, si votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Qeverinë e Kosovës, votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë, shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027.

Zgjedhja e një anëtari të Bordit të RTK-së, nga komuniteti shqiptar, shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së për 2021 dhe raportit të auditimit të performancës menaxhimi i fondeve publike në RTK, si dhe formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com