Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka njoftuar se nga data 10 e deri ëm 12 gusht Kuvendi i Kosovës do të hap duert për bashkëatdhëtarët.
Haxhiu, përmes një video të publikuar në profilin e saj në rrjetin social Facebook, i ka ftuar bashkëatdhetarët që ta vizitojnë Kuvendin dhe të shohin nga afër institucionin ku miratohen ligjet dhe merren vendime të rëndësishme për vendin.
“Do të mund të hyni këtu, në sallën e seancave plenare, të shihni vendet ku ulen deputetët që ju keni zgjedhur dhe të mësoni se si zhvillohet puna e Kuvendit—nga shqyrtimi i një projektligji në komisione, deri te votimi i tij në seancë”, ka shkruar ajo.
Video e plotë:
Të dashur bashkatdhetarë,
Më 10, 11 dhe 12 gusht, dyert e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të hapen për ju. Ju ftoj të vini dhe ta vizitoni nga afër institucionin ku miratohen ligjet dhe merren vendime të rëndësishme për vendin.
Do të mund të hyni këtu, në sallën e seancave plenare, të shihni vendet ku ulen deputetët që ju keni zgjedhur dhe të mësoni se si zhvillohet puna e Kuvendit—nga shqyrtimi i një projektligji në komisione, deri te votimi i tij në seancë.
Gjatë këtyre tri ditëve do të keni mundësi ta shihni nga brenda Kuvendin dhe të takoni deputetët e zgjedhur. Nëse keni fëmijë, i merrni me vete.
Shumica e tyre e njohin Kosovën përmes pushimeve të verës, fshatit të gjyshërve apo rrugëve të qyteteve tona. Le ta njohin Kosovën edhe përmes institucioneve të saj.
Ju presim më 10, 11 dhe 12 gusht, nga ora 12:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Mirëardhshit.




























