Kuvend i Kosovës nesër do të mbajë dy seanca

E publikuar: 04/12/2024 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të enjten e 5 dhjetorit do të mbahen dy seanca të Kuvendit, ku njëra do të jetë vazhdim i seancës plenare, e tjetra seancë plenare.

E para do të nisë në orën 10:00, ku janë paraparë të shqyrtohen mbi 20 çështje, që kanë mbetur nga seancat 31 tetor dhe 4 nëntor.

Seanca e dytë do të nisë në orën 14:00, ku do të shqyrtohen 28 pika.

Të hënën (2 dhjetor) është zhvilluar seanca e fundit në Kuvendit, ku u diskutua për qeverisjen katërvjeçare të kryeministrit Albin Kurti.