Kushtrim Xhemaili kandidat për deputet, Haradinaj: Një djalë i palodhur, modest dhe i përgatitur akademikisht

E publikuar: 21/11/2024 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Daut Haradinaj, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka njoftuar sot kandidimin e Kushtrim Xhemailit për deputet në listën e partisë, duke e vlerësuar atë si një aset të çmuar për organizatën politike, raporton Ekonomia Online.

Sipas zyrtarit të lartë të AAK-së, Xhemaili, i cili aktualisht shërben si zëdhënës i partisë, përfaqëson brezin e dytë të një familjeje gjilanase me kontribute të vyera në parti. “Ata që e njohin Kushtrimin e njohin për frymën e tij të lartë të konstruktivitetit dhe bashkëpunimit, si një djalë të qetë dhe dashamirës,” u shpreh Haradinaj.

“Shumë i ri, ai u mishërua me vizionin tonë si parti, duke qenë pjesë e stafit mbështetës të grupit parlamentar,” tha Haradinaj, duke shtuar se Xhemaili është dëshmuar si një profesionist i palodhur dhe i përgatitur akademikisht.

Ai shprehu bindjen se angazhimi i Xhemailit në Kuvend do të kontribuojë jo vetëm në suksesin personal, por edhe në atë të organizatës në tërësi.