Kushtetuesja nuk lejon zgjedhjen e Thaçit president, thotë Capussela

22.01.2016 00:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kushtetuesja nuk lejon zgjedhjen e Thaçit president, thotë Capussela

Zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës nuk është e mundur, thotë Andrea Lorenzo Capussela, ekspert juridik italian, duke insistuar se një gjë e tillë do ishte mosrespektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga viti 2011, kur u anulua zgjedhja e Behgjet Pacollit për president të Kosovës.

Në një vështrim që botohet në “Koha Ditore”, të premten, të titulluar “Thaçi nuk do bëhet president: një hero qytetar do të bëhet”, Capussela argumenton pse zgjedhja e Thaçit, apo kujtdo tjetër nga radhët e partive të armiqësuara politike, është e pamundur pa një pajtim të të gjitha grupeve politike në Kuvend, dhe shton se një pajtim i tillë mund të arrihet vetëm nëse gjendet një kandidat që nuk është politik.

“Të vetmit kandidatë të mundshëm janë njerëz të cilët i duan të gjithë, dhe të cilët askush nuk merr guximin t’i refuzojë. Do të ishte një lloj heroi qytetar, i admiruar nga e majta dhe e djathta, të pasurit dhe të varfrit, të rinjtë dhe të moshuarit, shqiptarët dhe serbët, meshkujt dhe femrat, të lexuarit dhe injorantët, fshatarët dhe urbanët”, shkruan Capuseela në vështrimin e tij, ku analizon edhe pasojat e situatës së tanishme në Kosovë, kur presidentja Atifete Jahjaga është në fund të mandatit të saj, ndërsa koalicioni qeverisës PDK-LDK e ka ndarë mendjen që gjithsesi të zgjedhin Thaçin për president të ardhshëm të Kosovës. Vështrimi i plotë mund të lexohet të premten, në Koha Ditore.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

“Evropa s’po mund të prodhojë një Merkel tjetër për Ballkanin”, thotë eksperti nga Brukseli

Gjini: Kosova është në kolaps energjetik, 27 milionë euro import vetëm në shtator

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Gërvalla u bën thirrje shqiptarëve të Luginës dhe diasporës të votojnë Koalicionin Shqiptar më 25 tetor

Bashkimi Evropian: Mirëpresim vendimin e presidentes për të kthyer në rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara

Ambasada amerikane: Presim që të zhvillojmë dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura

Specialja flet pasi vajza e Jakup Krasniqit alarmoi për gjendjen e tij dhe refuzimin për t’u mjekuar në qelinë e Hagës

Rama kërcënoi protestuesit se do iu ndalohet hyrja në BE, reagimi i eurodeputetes: Mos u dekurajoni, vijoni tubimet paqësore

Shiroka Pula takon homologun hungarez, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Samiti i Procesit të Berlinit, ambasada: Gjermania mbështet integrimin evropian të Kosovës, BE-ja duhet të zgjerohet

Kryesia e Kuvendit vendos të hënën për seancën e radhës, në rend dite ndryshimet buxhetore

Betohen 515 ushtarë të rinj, Kurti: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri gjatë këtij mandati

Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së

Rrahmani i drejtohet auditorës së përgjithshme: Më shumë m’u duk si zëdhënëse e Qeverisë sesa paraqitje reale e një dokumenti

Tahiri kërkon interpretim ligjor për ligjin për Specialen, Qorrolli pret procedimin nga Haxhiu