Kushtet higjienike në markete, alarmante

16.07.2015 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kushtet higjienike në markete, alarmante

Kushtet higjienike sanitare në shumicën e marketeve në Kosovë ku shiten produktet ushqimore, nuk i plotësojnë kushtet adekuate në të cilat do të duhej të ruhen ato produkte.

Këto vlerësime i kanë dhënë për Radion Evropa e Lirë përfaqësues të organizatës që merren me mbrojtjen e konsumatorit.

Sipas tyre, nga mos mirëmbajtja në kushte adekuate të produkteve ushqimore, po rrezikohet jeta e konsumatorit.

Kryetari i Organizatës Joqeveritare “Konsumatori” Selatin Kaçaniku, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se gjendja higjienike sanitare në marketet në Kosovë është nën nivelin e dëshiruar dhe mjaft shqetësuese.

“Ka vite të tëra që në disa markete të Kosovës ku shiten produktet ushqimore kemi zogj, kemi brejtës, kemi maca në afërsi kemi edhe qenë dhe kjo le të kuptosh se kemi të bëjmë me një menaxhim të dobët dhe me një ruajtje jo adekuate të produkteve që shiten për konsumatorët. Para të gjitha këtyre parregullsive autoritetet kompetente sikur i kanë mbyllur sytë dhe po lejojnë të ndodhin këto gjëra”, shprehet Kaçaniku.

Sipas tij, produktet që qytetari i Kosovës i blen në këto markete bën që ai te jetë i rrezikuar nga ndonjë helmim apo shfaqjen e ndonjë sëmundjeje që do të rrezikonte shëndetin e konsumatorit.

Ai tregon se në organizatën e tij kanë arritur mjaft ankesa nga qytetarët të cilët kanë treguar raste të ndryshme që ata kanë hasur në produktet që i kanë blerë.

“Para disa muajve ne kemi marrë një ankesë nga një qytetare nga Podujeva të cilës një brejtës i kishte dalë në suxhuk. Nëse kësaj ja shtojmë edhe rastin e helmimit të një qytetari i cili pësoi me jetë unë mendoj se nuk ka nevojë për koment. Por, mendoj se autoritetet e Kosovës duhet të veprojnë karshi kësaj çështje dhe të marrin masa adekuate në përmirësimin e kushteve higjienike sanitare në marketet tona”, shton ai.

Me qëllim të vënies së bazës ligjore për rregullimin e kualitetit të ushqimit, zbatimin e masave për pengimin dhe eliminimin e sëmundjeve ngjitëse, si dhe kontrollimin e kushteve higjenike sanitare të këtyre subjekteve afariste, Kosova ka në fuqi Ligjin për Inspektoratin Sanitar.

Sipas këtij Ligji, në rastet kur evidentohet se një subjekt afarist nuk plotëson kushtet adekuate për mirëmbajtjen e ushqimeve iu ndërpritet veprimtaria.

Derisa, gjobat për kundërvajtjet sanitare sipas Ligjit mbi Inspektoratin Sanitar të Kosovës janë nga 1000 deri në 35 mijë euro, varësisht nga shkeljet që Inspektorati konstaton se janë bërë.

Përgjegjësinë kryesore për kontrollin e ushqimit në Kosovë e ka Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit, si autoritet shtetëror.

Zëdhënësi ikëtij mekanizmi Lamir Thaçi në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka bërë të ditur se inspektimet janë të vazhdueshme dhe se në momentet kur hasin diçka të dyshimtë merren masat adekuate.

“Në secilën ankesë të konsumatorit ne realizojmë inspektimet brenda 24 orëve dhe në secilin rast kur hasim në produkte që janë duke u shitur në mënyrë jo të drejtë ne marrim masat, konfiskojmë produktet bëjmë asgjësimin e tyre dhe për operatorin e biznesit iniciojmë procedurë gjyqësore”, sqaron Thaçi.

Edhe Thaçi tregon se gjatë inspektimeve, inspektorët kanë hasur në produkte të cilat nuk janë ruajtur në kushte çfarë kërkon produkti.

Ndryshe, jo rrallëherë në tregun e Kosovës është evidentuar se qytetarët e Kosovës kanë hasur në produkte me cilësi të dyshimtë dhe jo të sigurta për t’i konsumuar./rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë