Kush po e luan lojën më mirë në Bruksel, shqiptarët apo serbët?

29.06.2015 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kush po e luan lojën më mirë në Bruksel, shqiptarët apo serbët?

Marrëveshja e Brukselit nuk varet nga pala kosovare apo ajo serbe por nga Bashkimi Evropian, dhe se marrëveshjet do të bëhen por me shkëmbim të arritjeve të qëllimeve të tjera politike nga pala serbe, vlerësojnë njohës të çështjeve politike në Kosovë.

Sipas analistit Shpend Kursani, ajo që është duke ndodhur nuk është risi dhe se “aktrimi” i liderëve po vazhdon i iniciuar qysh nga viti 2011.

“Marrëveshje do të ketë. Kjo marrëveshje nuk varet nga Kosova dhe Serbia por varet nga BE-ja. Ajo se çka po shohim ne është një aktrim nga palët. Ky aktrim ka filluar nga viti 2011. Ata po mendojnë që ta rrisin çmimin e tyre si individ në tregun e tyre politik. Këto marrëveshje do t’i arrijnë – momentalisht vetëm po aktrojnë”, ka thënë ai.

Po ashtu Kursani tha se Serbia po tregohet palë me ndikim në Kosovë.

“Serbia po i tregon Kosovës se nëse hiqet ‘parku i paqes’ do të ketë disa kushte si p.sh që ajo trase kryesore të mos përdoret për vetura. Pra Serbia po përzihet edhe në çështjet mjaft lokale të Kosovës.

Sipas tij, ndonëse jo në mënyrë si do të duhej të ishte, një veprim i tillë do të shfrytëzohej si një “fitore” edhe nga ana e palës kosovare.

Çështja më e vështirë sipas tij do jetë themelimi i asociacionit të komunave serbe .

“Krijimi i asociacionit të komunave serbe, paraqet edhe thelbin e asaj që Serbia dëshiron në Kosovë, krijimin e një shteti paralel brenda Kosovës, mbi të cilin Serbia do të kishte pushtet maksimal dhe Kosova pushtet minimal”, u shpreh Kursani.

Nga ana tjetër edhe analisti Dren Doli tha se pala kosovare duhet ta ketë të qartë që një marrëveshje nuk duhet të lejoj që të prek strukturën e organizimit dhe funksionimit kushtetues të komunave të Kosovës.

“Asociacioni i komunave serbe nuk është asgjë më pak dhe asgjë më shumë se një organizatë joqeveritare, e cila do të shërbej si forum që do të mbledh kryetarët apo përfaqësues politikë të komunave serbe për të diskutuar çështjet e tyre të përbashkëta. Kosova duhet ta ketë të qartë që çështja e asociacionit të komunave lidhet në tri çështje kryesore: 1. Garantimi i funksionimit kushtetues të Kosovës në gjithë territorin e saj , 2. Garantimi i integrimit të përhershëm të serbëve 3. Moslejimi që asociacioni të shndërrohet një mjet i cili do të ndikojë në koncetrimin e fuqisë politike në duart e asociacionit dhe rrjedhimisht kontrollimin e tyre të drejtpërdrejt nga ana e Beogradit duke u mohuar të drejtën serbëve që të zhvillojnë një demokraci lokale por edhe lidership tjetër i cili mund të mos jetë i pëlqyer edhe nga Beogradi”, theksoi ai.

Doli gjithashtu tha se Kosova nuk e ka të nevojshme që të negociojë me Serbinë për heqjen e ‘Parkut të Paqes’ mbi urën e lumit Ibër .

“Kjo është fatkeqësia dhe shkurtpamësia e politikës sonë të jashtme. Kosova ka adresë për ‘Parkun e Paqes’ dhe kjo adresë është NATO dhe BE. Janë këto dy institucionet që kanë kompetenca të zgjeruara për veriun e Kosovës dhe që kujdesen për situatën e sigurisë. Një marrëveshje e lëvizjes së lirë është arritur në mes Kosovës dhe Serbisë e cila ka përfshirë edhe mënyrën se si do të lëvizin edhe heqjen e barrikadave dhe në këtë kontekst mbetet në përgjithësinë e NATO-s, Kosovës dhe BE-së që të garantojë heqjen e barrikadave që ekzistojnë edhe të ‘Parkut të Paqes’”.

Në këtë kontekst, sipas tij, shkurtpamësia e liderëve politikë që po menaxhojnë me negociatat po i shërben politikës së jashtme serbe.

“Politika e jashtme serbe, me anë të heqjes së Parkut të paqes dëshiron që të përdorë pikërisht heqje dorë nga ky park për të fituar diçka si p.sh asociacionin e komunave. Të njëjtën gjë do ta bëjë edhe më çështjen e energjisë dhe Telekomit. Serbia e ka të qartë se në çështjen e energjisë, Telekomit, si dhe të ‘Parkut të paqes’ nuk ka zgjidhje tjetër andaj dëshiron që nga heqja dorë nga këto tri çështje të përfitonte në krijimin e një asociacioni i cili përfundimisht do të ndante politikisht Kosovën nga qeverisja unike politike që ajo ka vendosur me planin e Ahtisarit”, përfundoi Doli. /Telegrafi/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë