Kryesore

Kush është shqiptarja që u vra në 1997-n në Amsterdam? (FOTO)

28.03.2016 08:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Një vajzë shqiptare e vrarë në Holandë në korrikun e vitit 1997, nuk është identifikuar ende.

Ajo është varrosur pa emër, mes 300 personave të tjerë të paidentifikuar, në Amsterdam. Vajza u gjet e vrarë në një nga sheshet qendrore të Amsterdamit, Kolumbusplein. Ishte mbytur dhe kishte shenja dhune në qafë.

Kur po bëhen 20 vjet nga kjo ngjarje, një grup gazetarësh të emisionit “Varr pa emër” të televizionit SBS 6, në Holandë, është vënë në gjurmët e shqiptares. Ata kërkuan ndihmën e televizionit “Klan” për ta publikuar foton e vajzës pasi u gjet e vrarë.

Kees Vanderspekm, gazetar SBS 6, thotë se “e vetmja gjë që dihet është se është nga Shqipëria dhe kjo doli nga hetimet, pasi një vajzë që e kishte parë edhe më parë viktimën, kishte dëgjuar se ajo fliste shqip. Sipas autopsisë, vajza rezulton se ka një ndërhyrje kirurgjikale në bark dhe mund të ketë lindur 1 ose dy fëmijë”.

Emisioni ka zbuluar se ajo kishte qëndruar më parë në Itali, ku kishte dhënë dy herë shenjat e gishtërinjve, me identitete të ndryshme.

Vanderspekm thotë se “sipas Europolit rezulton se në vitin 1996, një vit përpara se të vritej në Amsterdam, vajza ishte arrestuar dy herë në Itali dhe atje ne besojmë se ka dhënë dy emra të rremë, nuk e dimë. Ajo është paraqitur me emrat Hilda Dhimitra, dhe njëherë me emrin e babait Astrit dhe një herë tjetër me emrin Ndriçim.”

Të dhënat e kanë çuar grupin e xhirimit në Elbasan.

“Kemi disa të dhëna se ajo mund të jetë nga Elbasani, pasi një tjetër vajzë që punonte në një bar në Amsterdam kishte folur tre ditë përpara se ajo të vritej dhe kishte thënë se ishte nga Elbasani.

Dyshohet gjithashtu se ajo mund të jetë vajza e një familjeje nga Kamza. Të afërmve u janë marrë analiza për t’i krahasuar me AND –në e saj. Dy tatuazhe, njëri në krahun e majtë dhe tjetri në krahun e djathtë janë dy prej shenjave dalluese të viktimës.

0b-16

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje