Kusari-Lila i quan hap të madh marrëveshjet e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

23.03.2015 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kusari-Lila i quan hap të madh marrëveshjet e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive që u zhvillua sot në Tiranë.

“Hap i madh është bërë sot në korrigjimin e historisë e cila padrejtësisht ndau Malësinë e Gjakovës në Dysh. Urime Kosovë, Urime Shqipëri!”, shkruan Kusari-Lila në rrjetet sociale.

Shkrimi i plotë i Kusari-Lila në Facebook:

Komuna e Gjakovës përshëndet Firmosjen e Deklaratës së Përbashkët të Dy Qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë për Zhvillimin e zonës Kufitare (Malësia e Gjakovës)

Sot në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive, u nënshkruan disa marrëveshje, protokole dhe në veçanti u nënshkrua deklarata e përbashkët për një zonë ndërkufitare e cila lidh Kosovën dhe Shqipërine, kufiri i Kosovës në Komunën e Gjakovës me Bashkitë (me rregullimin e ri administrativ Shqiptar) Tropojë dhe Has (Malësia e Gjakovës).

Ky zhvillim rajonal ka një vit që përgaditet si projekt nga vizita e Kryeministrit Rama në Gjakovë, si projek i përfshirë në studimin e Alpeve Shqiptare.
Një vit, Komuna e Gjakovës kemi pasur diskutime dhe takime me Fondin Shqipëtar për Zhvillim për të filluar jetësimin e kësaj ideje.
Sot u tha nga dy Kryeministrat Mustafa dhe Rama dhe nënshkrua deklarata e cila konfirmon angazhimin specifik për zhvillimin e kësaj ane.
Ndërsa nga Kryeministri i Shqipërisë u cek saktë në konferencën e përbashkët për media nënshkrimi i deklaratës dhe dakordimi i dy Qeverive për zhvillim. Kryeministri Rama për media ndër të tjera tha:

“Ndërkohë që një Deklaratë e përbashkët në fushën e zhvillimit të zonave ndërkufitare, që tanimë e kemi firmosur, do t’i jap një shtysë konkrete zhvillimore projekteve konkrete që do të dinamizojnë ekonominë në zonat kufitare, dhe do të krijojnë modele të integruara të zhvillimit ekonomik dhe social mes shqiptarëve në dy anët e vijës kufitare, në funksion të një transformimi të rëndësishëm, edhe të kulturës së projektit, me marrëdhënie edhe me Bashkimin Evropian.

Faktikisht me zona si Hasi, Tropoja, Gjakova e me radhë, ne duam që të vendosim një gurë të rëndësishëm themeli në funksion të zhvillimit të projekteve të përbashkëta me aktor publik dhe privat”.

Komuna e Gjakovës me Bashkitë në anën tjetër të kufirit vetëm kanë filluar me planet konkrete të cilat do të shpalosen në ditët në vijim bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Hap i madh është bërë sot në korigjimin e historisë e cila padrejtësisht ndau Malësinë e Gjakovës në Dysh.

Urime Kosovë, Urime Shqipëri!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje