Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, bën të ditur ZKM-ja.
Aty, kreu i ekzekutivit do të mirëpritet nga drejtori Ekzekutiv i Institutit, Atdhe Hetemi, ndërsa pas vizitës dhe takimit kryeministri Kurti do të deklarohet për media.
Takimi zhvillohet nga ora 13:00.