Ligjvënësit e Bashkimit Evropian miratuan ekipin e Ursula von der Leyen, për mandatin e saj të dytë.
E kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi në platformën “X”, e uroi presidenten e Komisionit të BE-së për formimin me sukses të Komisionit të ri.
“Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit në Union.” – shkroi Kurti.